Komuna e Malishevës ka ndarë 42 motokultivatorë për bujqit lokal

Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në fushën e bujqësisë, Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i ka shpërndarë 42 motokultivator për bujqit, të cilët kanë aplikuar në shpalljen e datës 03.07.2020, për përkrahje me mekanizëm bujqësorë, përkatësisht motokultivator. Në fillimin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 42 bujq të Komunës së Malishevës, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha. “Uroj ti gëzoni dhe ti shfrytëzoni sa më shumë dhe sa më mirë, të gjithë ju që këtë vit jeni përfitues të këtyre motokultivatorëve. Ky nuk do të jetë i vetmi subvencion apo e vetmja përkrahje, por ne do të vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë, pasi bujqësia është prioritet për ne”, ka thënë mes tjerash, kryetari Begaj, me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve. Drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë të ditur, se krahas motokultivatorëve, drejtoria ka bërë shpallje edhe për subvencionim në serra si dhe për përkrahje të bletarëve lokal, me qëllim që të ndihmohen dhe të përkrahen bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …