Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk e ka asnjë arsye që të pastrohet nga Gjykata Speciale. “Viteve të fundit jo pak herë është thënë: “Gjykata Speciale do ta pastrojë UÇK-në”?! Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk e ka asnjë arsye që të pastrohet, ajo është e pastër si loti! Pastërtia e saj është Liria jonë dhe mbështetja Ndërkombëtare me Aleancën Euroatlantike në krye. Faqja më e ndriçme e historisë sonë, është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e strukturave të saja politike dhe ushtarake, është vepër e sakrificës gjithëpopullore, e gjakut të dëshmorëve të kombit, të fëmijëve, grave dhe pleqve që u flijuan në shtëpitë e tyre, ne trojet e tyre, që u flijuan për Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike. Do të jetë obligim i përhershëm i këtij brezi dhe i brezave që vijnë për t’u përkulur me nder e respekt para dëshmorëve dhe të rënëve për liri në altarin e Atdheut. Prandaj, Ata që na sollën ketë faqe lirie e pavarësie – meritojnë vetëm nder e Lavdi!, ka shkruar, Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …