Gjykata Speciale, sipas rregullave dhe statusit, deri në fund të këtij muaji duhet të vendosë në lidhje me aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Realisht kanë mbetur edhe pak ditë, kur ajo duhet të vendos nëse këto aktakuza do të konfirmohen apo të refuzohen. Në një përgjigje për RTK-në, Gjykata Speciale s’ka treguar nëse ka ndonjë vendim për aktakuzat e dorëzuara në shkurt. Vetëm se kanë thënë që gjyqtari ka të drejtë t’i konfirmojë aktakuzat e të kërkojë që ato të mos bëhen publike. “Deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike. Rregullorja për Procedurat dhe Provat ka një numër skenarësh për publikimin e një aktakuze të konfirmuar. Rregulli 88 thotë se gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë që aktakuza e konfirmuar të mos bëhet publike, për arsye sigurie apo të procedurave”, thuhet në përgjigje Avokatët e licencuar nga Specialja, e pranojnë se në ditët e ardhshme, mund të ketë zhvillime sa i përket aktakuzave të para.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …