Franca ka filluar manovra detare me Marinën greke para ishullit të Kretës për ta frikësuar Turqinë

Qiproja dhe Greqia, i kërkojnë BE-së “të luftojnë” kundër Turqisë në Mesdheun lindor, meqë nuk mjafton vetëm Franca

Qiproja dhe Greqia, kanë kërkuar nga  Bashkimit Evropian të marrë  një qëndrim më të ashpër kundër aktiviteteve të Turqisë në Mesdheun lindor. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias bëri një udhëtim të paplanifikuar në Nikozi, për të koordinuar politikën midis dy vendeve anëtare të BE-së. Turqia ka dërguar anije eksploruese dhe luftarake në Detin Mesdhe, për të kërkuar naftë dhe gaz. Nikozia dhe Athina thonë se Turqia ka shkelur sovranitetin e tyre si dhe atë të BE-së. Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut “Përshkallëzimi i agresionit turk”, është i drejtuar ndaj BE-së, tha Dendias në një konferencë për media, raporton AFP. “Provokimet turke janë një përçmim ndaj qëndrimeve të qarta të BE-së dhe SHBA-së, janë përbuzje ndaj vlerave evropiane…ligjit ndërkombëtar”, tha ai pas takimit me udhëheqësit e Qipros. Ai akuzoi Turqinë se po luan një “rol destabilizues” në rajon. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka thënë se vendi i tij nuk do të bëjë “kompromis” me të drejtat e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …