Zvicra ka prezantuar listën e shteteve të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së CoVid-19. Sipas autoriteteve helvetike, duke filluar nga data 20 gusht, në listën e zezë do të shtohen 12 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo nënkupton që shtetasit shqiptarë dhe të vendeve të tjera të listuara privohen nga lëvizja e lirë drejt Zvicrës dhe anasjelltas. Qeveria vlerëson se në bazë të raportit epidemiologjik, gjashtë shteteve të tjera u hiqen kufizimet, në mesin e të cilave edhe Serbisë. Pas dy ditësh emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë në Zvicër por janë me prejardhje nga rajonet në administrim të shtetit serb, mund të vijnë lirshëm në vendlindjen e tyre për pushime të verës, pa pasur nevojë për PCR test negativ apo karantinë 14 ditore.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …