Ka filluar ndërtimi i një rruge të re dhe riparimi i rrugëve ekzistuese në qytetin e Malishevës

Në kuadër të ndërtimit dhe rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, si dhe në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, ka filluar rregullimi i një segmenti të rrugës “Mitrush Kuteli”, 410 metra, në lagjen Mirdita në Malishevë, si dhe ka filluar edhe realizimi i projektit të mirëmbajtjes verore të rrugëve, përkatësisht riparimi i rrugëve ekzistuese. Në fillimin e punimeve në segmentin e rrugës “Mitursh Kuteli”, ishin të pranishëm edhe drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina dhe shefi i njësisë së prokurimit, Nuhi Shala, të cilët kanë parë nga afër fillimin e punimeve, si dhe zbatimin e kritereve sipas kontratës së paraparë për ndërtimin e kësaj rruge. Po ashtu në fillimin e punimeve ishte prezent edhe anëtarja e Asamblesë Komunale, Sadije Krasniqi. Drejtori Morina, tha se kjo rrugë është planifikuar të ndërtohet këtë vit, dhe ka rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në këtë rrugë. “Investimet në qytet do të jenë prioritet, pasi ndërtimet shumta kanë bërë që të rritet nevoja për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, sidomos në lagjen Mirëdita”, tha Morina. Drejtori Morina, gjithashtu ka bërë të ditur se ka filluar edhe realizimi i projektit për mirëmbajtjen e rrugëve në qytetin e Malishevës, dhe është duke u punuar në riparimin e rrugëve, aty ku janë të dëmtuara, në të gjitha rrugët në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …