Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Humanizmit, kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria u shpreh mirënjohje të gjithë punëtorëve shëndetësorë, policëve dhe inspektorëve, të cilët janë në vijën e parë të luftimit të pandemisë. Hoti ka saktësuar se ata për gati gjashtë muaj janë duke rrezikuar shëndetin e tyre për t’ju dalë në ndihmë, të gjithë atyre që kanë nevojë. Ata janë duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti, në një postim të tij.
