Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj konfirmoi për mediet se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, se nesër do të jetë i pranishëm në zyrën e kryeministrit Avdullah Hoti, ku do të bisedojë me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Ai nuk ka treguar se për cilat tema do të mblidhet koalicioni për të diskutuar, ndonëse, Blaka u pyet edhe nëse çështja e postit të presidentit do të jetë temë që do të mbledh liderët shtetërorë. Dihet se kohëve të fundit janë shfaqur disa mospajtime mes koalicionit qeverisës, duke nisur nga tema e dialogut e deri te rasti i fundit në Karaçevë. Megjithatë, nga LDK-ja e AAK-ja e kanë minimizuar dhe edhe e kanë mohuar një gjë të tillë.
