Kështu prodhohen ‘lëngjet’ që importohen nga Serbia

Disa fotografi të afishuara në rrjetet sociale tregojnë sesi prodhuesi serb i lëngjeve ‘Fructal’ bën prodhimin e këtyre pijeve pa kurrfarë standardi higjienik. Në këto fotografi shihet se prodhimi bëhet në bodrume të errëta plot lagështi e pa kurrfarë higjiene, me teknikë të vjetruar e pa kurrfarë kriteri. Ish-prodhuesi slloven i lëngjeve që është blerë nga kompania serbe ‘Nectar’, një pjesë të madhe të këtyre prodhimeve të dyshimta e shet me të madhe në Kosovë. Duke përfituar nga mungesa e kontrollit të inspektorëve në treg por edhe nga vetëdija e ultë e konsumatorëve shqiptarë, kompanitë serbe po përfitojnë miliona euro duke shitur prodhime që rrezikojnë seriozisht shëndetin. Këto fotografi konfirmojnë zërat se shumë prej kompanive në Serbi kanë linja të dyta prodhimi enkas për tregun e Kosovës, që lë të hapur dyshimin se ato mund të jenë helmuese dhe të dëmshme për shëndetin. Konsumatorët shqiptarë duke u mashtruar pas çmimit më të lirë të këtyre prodhimeve, po e blejnë dëmtimin e shëndetit të tyre. Këto prodhime, përveç të tjerash, po e dëmtojnë rëndë edhe prodhimin vendor të lëngjeve të frutave, shumë prej të cilave plotësojnë të gjitha standardet evropiane. rkl/

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …