Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, për të biseduar rreth çështjes së rrugës Deçan-Plavë. Ramosaj ka thënë se pas temave të ngritura, Deçani ka filluar ta ketë vëmendjen e duhur. Ai ka theksuar se i ka dhënë afat Hotit për të gjetur zgjidhje për ndërtimin e kësaj rruge. “Pas temave të ngritura, Deçani ka filluar ta ketë vëmendjen e duhur! Kam zhvilluar takim me kryeministrin Hoti, ku jam dakorduar t’i jap afatin e arsyeshëm të bëjë zgjidhjen e kontestit për ndërtimin e rrugës”, ka shkruar Ramosaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …