leoni

Ministri Krasniqi: S’ka zhvillim ekonomik të shtetit pa një sektor privat të zhvilluar

Ministri Krasniqi: S’ka zhvillim ekonomik të shtetit pa një sektor privat të zhvilluar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka qëndruar sot komunën e Therandës, së bashku me zëvendëskryeministren, Albulena Balaj-Halimi dhe kryetarin e Komunës, Bali Muharremajn kanë vizituar Parkun Industrial në Shirokë të kësaj komune. Ministri Krasniqi ka bashkëbiseduar edhe me përfaqësues të bizneseve që operojnë në këtë park. Në këto takime ministri i ka njoftuar bizneset me planin e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbje ekonomike e cila sipas tij do t’u ndihmojë rreth 70 për qind të bizneseve. Plani për rimëkëmbje ekonomike synon që sado pak bizneset të ndihmohen që mos ta ndërprenë funksionimin e tyre në këtë kohë pandemie. Si MTI dhe unë si ministër do të jemi përkrahës të bizneseve e sidomos prodhuesve vendorë. Pa sektor privat të zhvilluar Kosova nuk mund të këtë një ekomomi të qëndrueshme”, është shprehur ministri Krasniqi.

 Pas zonës industriale ministri ka vizituar edhe rrugën e re, e cila po ndërtohet dhe që do t’u mundësojë bizneseve që pa u futur në qytetin e Suharekës të kenë kyçje në Zonën Industriale. Ministri i zotua që punimet në këtë zonë të përfundojnë sipas planit dinamik të paraparë. Në zonën Industriale në Shirokë të Suharekës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka investuar rreth 2.5 milionë euro. Aty janë të vendosura 50 biznese me rreth 100 punëtorë, ndërsa priten të vendosen edhe 30 biznese tjera. Kjo zonë llogaritet ndër zonat më të mira dhe më të mëdha në Kosovë, me një hapësirë prej 162 hektarësh.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …