leoni

Latif Gashi

Ftohet nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, komandanti i Zonës Operative të Llapit gjatë luftës së UÇK-së, Latif Gashi

Ish-deputeti i PDK-së dhe komandanti i Zonës Operative të Llapit gjatë luftës, Latif Gashi, ka bërë me dije se është ftuar nga Prokuroria e  Gjykatës Speciale. Ai ka bërë të ditur se sot ka pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky intervistim do të bëhet më 27 gusht 2020”, ka shkruar Gashi në një postim të tij.  Si në shumë procese të deritanishme për liri dhe pavarësi: Ilegalja e hershme, ilegalja dhe formimi i UÇK-së, lufta e UÇK-së. Procesin e pavarësisë dhe atë të shtetndërtimit. Procese gjyqësore nga gjykata e UNMIK, ai nga gjykata e EULEX-it, gjithsej 16 vite në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare,  Vetëm për të plotësuar standarde ndërkombëtare të pa drejta ndaj luftës së UÇK-së. Tani dhe kurdo qoftë, unë dhe bashkëluftëtarët e mi edhe këtë herë do të dëshmojmë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë vendimtare e drejtë dhe do mbetet e tillë. Triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe jashtë saj, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmesës së NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë, me dinjitet e krenar përjetësisht që kishim fatin ta ndërrojmë historinë nga robëria në liri, ka shkruar mes tjerash,  komandanti i Zonës Operative të Llapit gjatë luftës, Latif Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …