Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së tetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, do të mbahet me 27 gusht 2020 (e enjte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i kuvendit komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi i Raportit të auditimit të Pasqyrave Financiare të Komunës se Rahovecit;

– Rishqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria e pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve kapitale;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P-71510057-07998-0 në Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P-71510057-04475-0 në Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P -71510057-04381-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për emërtimin e Muzeut të Qytetit ” Ali (Bajram) Hasku”;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shfuqizimin  vendimit 01-Nr.90/20 të datës 29.07.2020 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …