leoni

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtjen dhe Shpëtim

Komiteti Komunal për Mbrojtjen dhe Shpëtim në komunën e Vitisë ka mbajtur mbledhje të rregullt. Gjatë këtij takimi u bë me dije se Komuna e Vitisë, ka gjithsej 76 raste aktive të qytetarëve vitias të prekur më virusin COVID-19 dhe se për momentin nuk ka raste te reja. Në këtë takim Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personave që kanë humbur jetën nga ky virus. Kryetari Haliti kërkoj gjithashtu zbatimin e masave kundër përhapjes së këtij virusi pandemik. Në këtë takim u theksua se gjithashtu u bë dezinfektimi i objektit të ri të administratës komunale në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …