U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Këshillit për Siguri në Bashkësi

 Këshilli për Siguri në Bashkësi i komunës së Vitisë, ka mbajtur mbledhje të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, i ka njoftuar ata mbi gjendjen e pandemisë në këtë komunë, konkretisht mbi menaxhimin e situatës, personave të infektuar, shëruar apo të vdekur nga virusi COVID-19. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, tha se gjatë kësaj kohe gjendja e sigurisë në këtë komunë ka qenë e qetë dhe stabile. Ai tha se ka ulje të theksuar të rasteve të kriminalitetit, vjedhjeve por që edhe gjendja në trafik ka qenë më e mirë dhe atë duke e bazuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Gjithashtu në këtë takim disa antarë të këtij këshilli kanë ngritur çështjen e rikthimit të nxënësve në bankat shkollore. Me këtë rast Drejtori i DKA-së, Basri Aliu tha se akoma nuk ka vendim përfundimtar për këtë nga MASHT-i. Ndërkaq disa rekomandime janë dhënë edhe nga antarët: Imri Emerllahu, Adnan Zenuni, Bujar Ostrogallava si dhe Avdyl Misini i cili tha se Këshilli i Prindërve të nxënësve është për rikthimin e nxënësve në bankat shkollore por me mjete mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …