Derisa numri i infeksioneve nga virusin korona po rritet në kontinent, vendet BE-së vendosin kufizime të rrepta

Gjermania, brenda 24 orëve të fundit, ka regjistruar 1. 707 raste të reja me koronavirus, shifrën më të lartë prej muajit prill

Gjermania bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1,707 raste të reja me koronavirus njëherësh shifrën më të lartë prej muajit prill. Përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe dhjetë persona të vdekur, duke e çuar shifrën totale të viktimave në 9,253. Gjermania ka menaxhuar pandeminë me koronavirus më mirë sesa shumë fqinj evropianë, mirëpo sikur në secilin vend tjetër numri i rasteve të reja është rritur në kohën e pushimeve verore. Autoritetet kanë thënë se fajtorë të kësaj rritjeje janë kthimet nga pushimet, organizimet e festive dhe mbledhjet tjera familjare. Të dhënat e fundit të Institutit Robert Koch në Gjermani, kanë çuar në 228,621 numrin e të infektuarve në këtë shtet prej kur ka nisur pandemia. Shifrat ditore janë të krahasueshme me prillin, kur koronavirusi është supozuar se kanë qenë në pikun e tij. Të përballura me rritje të numrit të të infektuarve, autoritetet gjermane kanë nisur të testojnë falas secilin person që kthehet në këtë shtet nga vendet ku koronavirusi është shumë i përhapur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë  se nuk do të mund të ketë lehtësim të masave të kufizimit,  tani për tani.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …