Zgjedhjet e 30 Gushtit janë një moment historik për shqiptarët në Mal të Zi, që edhe pse të ndarë tashmë në dy lista, të mund të votojnë shqip që të sigurojnë një përfaqësim më gjithëpërfshirës dhe të denjë të shqiptarëve në parlamentin e Malit të Zi”, deklaron, Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut. Diaspora shqiptare në Amerikë e mbledhur rreth Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi, kanë këmbëngulur dhe bërë thirrje që i gjithë spektri politik shqiptar të bashkohet me qëllim unifikimin dhe përfaqësimin e përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit. Gjonaj shprehet se edhe pse nuk u arrit që partitë shqiptare të bashkoheshin në një listë të vetme, kjo nuk e ndalon angazhimin për mbështetjen e kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje. “Së bashku me përfaqësues të Koalicionit të Organizatave të Komunitetit Shqiptar në Amerikë, me origjinë nga Mali i Zi, u angazhuam për një marrëveshje në mënyrë që të gjitha partitë shqiptare të bashkoheshin në një listë të vetme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deklaroi Gjonaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …