Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE-së ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Sipas burimeve mësohet se biseda telefonike mes Ramës dhe Lavrov ka zgjatur 30 minuta dhe në fokus ka qenë zgjidhja e krizës në Bjellorusi. Po të njëjtat burime kanë theksuar se nga telefonata mes tyre, Lavrov i ka bërë të ditur se presidenti Putin ka qenë dakord me propozimin e bërë që rolin e ndërmjetësuesit për krizën ta marrë OSBE-ja. Shefit të qeverisë shqiptare i është komuinikuar se Putin i ka kërkuar Lushankos që të pranojë rolin e OSBE në zgjidhjen e kësaj situate.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …