Janë bërë më shumë se dy vjet, prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret lidhur liberalizim të vizave, duke përfshirë edhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që padretësisht ishte kushtëzuar me liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian edhe sot, dy vjet më vonë, mban të njëjtin qëndrim, atë që e kishte shprehur në vitin 2018 se Kosova i ka përmbush të gjitha kushtet dhe se liberalizimi duhet të ndodhë, kanë thënë burimet e Komisionit në Bruksel. Gjermania fajëson Francën për qëndrimin që po mbanë lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke sqaruar se ajo vendos definitivisht lidhur me Kosovën dhe liberalizimin e vizave. Parisi zyrtar qysh prej mbarimit të luftës ka udhëruar ndarjen e veriut të Kosovës, ku më 14 qershot të vitit 1999 mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë kishte vendosur edhe trupa ushtarake, dhe në vazhdimësi ka mbështur dhe mbështet Serbinë zyrtare në raport me vendin tonë.