leoni

Halit Coka

Lutfi Coka: Po kriminalizohet e shkuara për të maskuar të ardhmen

Partitë politike të krijuara mbi padrejtësitë dhe korrupsionin, janë parti kriminale, që shërbejnë si mina me sahat në themelet e kombit. Shteti i ngritur mbi themelet e kësaj, prone është i rënë!?…Toka në pronësi e përdorim është dhuratë e zotit për  njerëzit por ,kurrë shpërblim për Atdhe të shitur ose Atdhe te blerë. Një atdhe i shitur mallkon djepat e vet!?…

Kush shet Atdheun nuk është trashëgimtarë por është “kopil”, Kush fshin imazhin e atdheut ,nuk është i shitur por i falur, Kush ja kthen shpinën pa kthim Atdheut nuk vdes por “ngordhë “për së gjalli.

Të zgjedhurit nga parti të tilla, nuk respektohen ,por i  zgjedhin me para, i rrëzojnë me para, dhe  i shajnë  falas.! Ju udhëheqës formal të këtyre partive politike të shekullit të Ri:

Atdheun e morët pa inventar, pyjet e padjegura, fushat e punuara, pasuritë e pashitura, lirinë në ligjet e kohës, bukuritë e pashkelura,…Pse na shqetësoni neve bijve të shekullit të kaluar!?….Ne të shekullit tjetër kemi gurët mbi shpinë ,historinë mbi kokë, po turpet tuaja pse na i hidhi neve!?…Ju shani Gjergjin e madh, frëngjitë e kullave të vjetra, brekushet e pleqve, qeleshen e bardhë, gjerdanin e zi, Xhubletën e dasmave, duvakun e nuseve, kaq primitive po na vlerësoni jetën tonë, luftën tonë kulturën tone?!….

Duke na sulmuar neve të shekullit tjetër ,shkallmoni origjinën tuaj, duke na zvogëluar përballë kujtesës, zmadhoni harresën, duke bërë pushtuesit kulturë sjellës, na kriminalizoni   si terrorist, si irredentist të egër. Sa më shumë na sulmoni në emër te integrimit e globalizmit, historinë Shqiptare, jeni duke nxjerr sytë e mendjes suaj!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …