Media gjermane “Tagesshpigel” ka shkruar se Gjermania po përgatitet për mbylljen e kufijve ajror dhe tokësorë me Kosovën për shkak të numrit të lartë të të kthyerve me koronavirus. Aktualisht 1 mijë e 775 mërgimtarë nga Kosova kanë rezultuar pozitiv nëpër aeroporte sapo kanë mbërritur në tokën gjermane dhe kjo gjë po shihet si shumë shqetësuese për rritjen e rasteve në vazhdim. Mediumi gjerman thotë se “nuk mund të përjashtohet mundësia që qeveria e Kosovës të mbyllë në të ardhmen e afërt aeroportet dhe kufijtë tokësorë dhe nuk mund të përjashtohen masa as nga qeveria federale gjermane. “Nëse numrat do të vazhdojnë sikur deri tani të dy palët ndoshta nuk do të kenë zgjidhje tjetër” shkruan, Tagesspiegel.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …