Ramush Haradinaj

Haradinaj: AAK po përgatitet që të hyjë në zgjedhje e vetme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka përjashtuar mundësinë që subjekti i tij të garojë i vetëm në zgjedhje. Sipas tij “AAK po përgatitet të hyjë e vetme në zgjedhje”, duke shtuar se lista e përbashkët me partitë opozitare nuk është tash në agjendë. Haradinaj ka thënë se e ka respektuar vendimin e kolegëve opozitarë për të shtyrë protestën, duke e quajtur ‘vendim racional’. “Së shpejti do t’i ftojmë qytetarët në protestat e radhës”, ka paralajmëruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK, LDK, dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të enjten, më 15 prill 2025, ka nxitur …