Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Ofensiva e verës kundër UÇK-së prej 21 deri në 24 gusht të vitit 1998 I

Gushti i 1998 ishte i vështirë për tu përballur nga ofensiva e përgjithshme e forcave serbo-sllave. Kjo ofensivë e planifikuar nga Millosheviqi dhe aparati shtetëror i Serbisë, me qellim të shpartallimit dhe të asgjësimit  të UÇK-së, gjeti përkrahje edhe nga konformistët pacifistë të lidershipit të atëhershëm në krye me Ibrahim Rugovën, të cilët  që ma parë kishin shkuar në takim me Millosheviqin dhe ishin marrë  vesh ta shpartallojnë UÇK-në pastaj pas kësaj të premtojnë një autonomi çfarë iu kishte  premtuar Millosheviqi, këtyre kolaboracionistëve: Rugovës, Aganit, Bakallit, Surroit. Mirëpo ai kishte kërkuar nga këta të ndihmojnë Sali Berishën në rrëzimin e qeverisë Nano në Shqipëri, me siguri si qëllim shkëputjen e lidhjeve të UÇK-së me Shqipërinë dhe ardhjen e Berishës në pushtet.

Ky plan mund të kishte ndodhur po të ishte shpartalluar UÇK-ja. Marrëveshja ishte detajizuar, Millosheviqi ta asgjësonte UÇK-në, Berisha me 400 forca të FARK-ut ta rrëzonte Qeverinë Nano dhe ta merrte pushtetin, ai garantonte se UÇK-ja jo vetëm që nuk do të përkrahej por do te ndiqet edhe në Shqipëri. Kurse kuislingët do te pranonin Autonominë atë që do ja ofronte Sllobodan Millosheviqi.

Gjatë bisedës Agani kishte shfaqur shqetësim se kanë dal dhe do të dalin shumë shqiptarë nga Kosova dhe nuk do të mbeten as 500.000! Millosheviqi thotë se mjaftë do të jenë se ju shtoheni shumë. Po mirë le të jenë  600.000. Ju do ta keni Autonomi  substanciale me të drejta të plota! Vetëm gjykata kushtetuese  në nivel të Serbisë dhe ushtria kufitare, tjerat të tujat. 10 milic nëse janë, 9 shqiptar e 1 serb. Kështu se paku na u komunikuar neve komandantëve kur na u kërkua ta dorëzojmë luftën. Pas këtij plani, Millosheviqi thirri Kristofer Hillin dhe Karl Bildin. Ai ishte  ankuar se UÇK-ja (terroriste) kishte  bllokuar shumë arterie kryesore të qarkullimit e të furnizimit si në grykën e Llapushnikut në drejtim të Pejës e Dukagjinit si dhe Carralevën në drejtim të Prizrenit. Me këtë bllokadë kanë mbetur pa furnizim me ushqime dhe barëra jo vetëm komuniteti serb por edhe shqiptaret. Kjo ishte sajesa dhe mashtrimi i Millosheviqit për ndërkombëtarët. Ata i dhanë dritën jeshile të sulmojë e t’i hap rrugët kryesore vetëm të përdorë fuqi proporcionale pa i dëmtuar civilet dhe te mos shkatërrojë pronat dhe shtëpitë.

Millosheviqi me forcat e tija okupuese të përgatitura me shumë armatim, tanke, praga, avionë, helikopterë, raketa hedhës, me qindra e mija ushtarë, në këtë ofensivë u angazhuan mbi 180 mijë ushtarë pa llogaritur paramilitarë e milicë. Po ashtu vuri ne lëvizje mbi 380 Tanke dhe aviacionin.

Ofensiva filloi me 21 gusht dhe zgjati deri me 25 gusht 1998. Kjo ofensivë e koordinuar që ma parë nga kuislingët u ndihmuar me ikjen e Tahir Zemës me ushtaret e Dukagjinit duke ju a lënë armët serbëve  e duke e lënë edhe popullatën pa mbrojtje, të plagosurit maleve, shkoi në Mal te Zi, pa u penguar dhe pa u granatuar nga forcat serbo-sllave. Në Dukagjin mbetet me pak luftëtarë Ramush Haradinaj, që nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje tradhtare. Ndërsa në Suharekë dezerton komanda e Brigadës 123, në krye me komandantin e kësaj brigade, Blerim Kuqin duke i lënë 40 mijë pjesëtarë në Grykë të Pagarushës të pa mbrojtur dhe duke shpërndarë luftëtarët duke ju thënë shkoni kah të doni. Shumica i kanë hedhur armët janë veshur civil. Pas një rezistence të fuqishme, bie gryka e Llapushnikut, Malisheva, po ashtu Qyqavica dhe në fund pas katër ditë luftimesh hapet dhe gryka e Carralevës. Përjetësohen shumë luftëtarë dëshmorë në këto luftime të pa barabarta në përballje me një ofensivë të fuqishme dhe me një tradhti të brendshme.

Shumë luftëtarë nuk dinin nga të ja mbanin. Një pjesë silleshin nëpër Drenicë, disa grupe të Brigadës 121 rreth Kleçkës e Divjakës. Të pa tundur mbeten Batalioni i Budakovës që se ndali luftën 50 ditë kundër  brigadës armike nga  Brezovica në vijën frontale nga Rrokopeqi,  Gurët e Tahirit,  Guri i Kuq,  Guri i Dellocit,  Bjeshkët e Mushtishtit deri në Kabash si dhe në krahun tjetër: Buzhalë, Bukosh, Dardhishtë, Mohlan, Budakovë, Papaz e lidhej me kompaninë Diverzante – Vëzhguese të komanduar nga Jetullah Qarri (Guri) në Llanisht, Topillë, Grejqevc, Devetak. Po ashtu lidhej me nën zonën e Nerodimes me rreth 300 ushtar nën komandën e Shukri Bujës në Jezerc, Petrovë e Mollapolc.

Këto pozicione u mbajtën fort pasi ishim shumë mirë të organizuar dhe ju parapriu një marrëveshje e korrikut në Llanisht mes këtyre njësive. Aty  vendosëm të mbrojmë dhe ndihmojmë njëra tjetrën me armatim, me luftëtarë në rast të rrezikimit të njërit krahu, krahu tjetër të niset e të shkoj në përforcime. Kështu dhe ndodhi dhe gjatë kësaj ofensive u bëmë bashkë edhe luftëtarët edhe armët.

Batalioni i Budakovës, bat -II- i brig. 123 kishte 583 luftëtarë dhe dy topa pa dridhje 75 mm, kishte katër Gulinovë kundërajror dhe dy të mesëm, 33 mitraloz,  26 mortaja krahu 500-she, 4 mortaja 150-she, 40 Zola, 6 snajper, 8 minahedhës 82 mm dhe 4 minahedhës 60 mm. Po ashtu të gjithë ishin të pajisur me municion e pushkë automatike, gjysme automatike dhe karabina apo M48. Se paku me nga dy granata dore çdo ushtarë dhe municion të mjaftueshëm.

Por forca jonë ishte morali, vullneti për liri dhe nuk kishim tradhtinë brenda nesh. Ne komandantët e këtyre njësive nuk ishim pjesë e komplotit dhe e tradhtisë. Ne rezistuam në Grykë të Carralevës me një tërheqje të domosdoshme pas 4 ditë luftimesh të rrepta e të pa ndërprera asnjë çast. Pasi ishte shpenzuar municioni për katër ditë e gjysmë luftë ballë për ballë në një afërsi deri në tridhjetë metra distancë. Në këtë rast ranë dëshmor Safet Kica i ardhur në përforcime nga kompania e tretë me 6 ushtarë të tjerë dhe Mehmet Lumi nga Bllaca. Po ashtu patëm shumë të plagosur, me dhjetëra. Në anën tjetër përballë nesh kah Javori në luftim e sipër ra komandant Kumanova -Ismet Jashari me  katër luftëtarë të tjerë. Pastaj jemi tërhequr në pozicionet e dyta në vijë ajrore rreth një mijë metra, të pozicionuar të Reshanët e Grejqevcit dhe nën Topillë. Por mbeten komplete këto njësi pastaj u fuqizuam me ushtaret që ishin shpërndarë e vinin të ne grupe grupe, si dhe i mblodhëm armët e hedhura dhe municionin e shumtë, një pjesë e fshehur nga ushtarët në male.

U fuqizuam shumë dhe krijuam përvojën e luftës. Popullatës në luginën e Pagarushës ju mundësuam shpërndarjen e lirë nëpër shtëpitë e tyre, tani të djegura. Kjo ndodhi  duke i shpëtuar nga masakra e mundshme pasi që me kërkesën time përmes telefonit drejtuar Luan Hajdaragës,  asokohe  ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë. Pasi arrijë të ja shpjegoj gjendjen e kësaj popullate dhe kërkova që gjatë manovrave që kishin në veri, ta goditnin hapësirën këtej kufirit, në mënyrë  që serbet të mendojnë se po rrezikohen nga Shqipëria dhe të kthehen andej, që ne ta largojmë popullatën dhe t’i mblidhnim armët.

Kjo dhe ndodhi, pasi  miku i im Luani kishte qenë në veri për fat në  inspektim të manovrave të ushtrisë shqiptare  bashkë me Shefin e shtabit, Aleks Taqe Andonin. Në bazë të kërkesës sime,  urdhëruan disa qitje me ibuza apo raketa në territorin këtej kufirit. Kështu që ne e shpëtuam pa e dëmtuar popullatën, i mblodhëm armët dhe ushtarët edhe nuk e përjetuam  shthurjen e madhe nga tradhtia e brendshme dhe nga ofensiva e fuqishme e mësymjes së përgjithshme për asgjësimin e UÇK-së, në Zonën e Pashtrikut. (Vijon)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …