Sadik Halitjaha: Festa në luftë, në vend të dekorimeve, i kishim plagët dekorata!

Sadik Halitjaha: Ofensiva e verës kundër UÇK-së prej 21 deri në 24 gusht të vitit 1998 II

Përpjekjet titanike për të ju rezistuar forcave armike duke i mbrojtur popullatën në male dhe pozicionet tona luftarake!

Shpëtuam substancën e UÇK-së dhe filluam ri-mobilizimin e njësive e grupeve te shkëputura, në skuadra e togje. Ndërsa  dezertorët shkuan në Shqipëri duke kryer misionin e shkatërrimit të UÇK-së dhe u organizuan ta rrëzojnë Qeverinë Nano, por ju dështoj  ky plan. Angazhohen vetëm 180 ushtar nga ata 400 që ju kishte premtuar FARK-u edhe këta që  ishin angazhuar disa pa vetëdije se çka po bënin, (janë të incizuar edhe ata dezertor mbi tanket pranë televizionit shqiptar dhe duke hyrë në objektin e qeverisë). Për fat të mirë,  reagon ashpër ambasadori amerikan dhe detyrohen të tërhiqen.

Kështu dështoi puqi i 14 Shtatorit ndaj Qeverisë së Shqipërisë dhe të asgjësimit të UÇK-së.

Në një intervistë për gazetar, kur Millosheviqi deklaron in-ekzistence UÇK-në, një gazetar i thotë: e ke në Budakovë shumë të fuqishme UÇK-në.

Kuislingët e ruajtën këtë marrëveshje dhe më vonë, pas betejave 2,3,4 dhe 5 shtator në Vërri. Dihet kjo betejë me më shumë se 19 dëshmorë e dhjetëra të plagosur. Komanda e Brigadës 125 ikën në Shqipëri në krye me Ekrem Rexhen e Zafir Berishën e të tjerë, në vazhdimësi të misionit famëkeq. Me  22 shtator kur bien Fehmi dhe Xhevë Ladrovci, Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, në malet e Qyqavicës bëhet luftë e madhe mes forcave tona dhe atyre armike

Më 22 – 24 shtator sulmohet Batalioni i 2-të në Budakovë dhe plagoset komandanti Sadik Halitjaha me Zaim Muqën.

Në këtë rast u munden forcat armike duke lënë 9 të vrarë e rreth 20-tē plagosur. Gjatë kësaj kohe, në Rahovec dhe rrethinë, brigada 124 beri luftë të fuqishmen por pos kompanisë së Zatriçit të tjerët u shpërndanë në grupe të vogla, në njësi luftarake të vogla. Ofensiva e jashtëzakonshme e 27 shtatorit në të cilën merr pjesë edhe garda nga Beogradi dhe vet gjeneral Pavkoviq me një gjeneral rus me 22 mijë forca dhe gjithë arsenalin e armatimit. Arrijnë të na thyejnë pas 12 orë luftimesh pasi që arritëm tri herë këmbësorinë armike ta zmbrapsim. Me ndihmën e tankeve, pragave, helikopterëve e granatimet e mëdha nga distanca në të gjitha anët, arrijnë  të depërtojnë në Budakovë – Llanisht e Jezerc, por pas 72 orëve riorganizohemi dhe bëjmë bilancin e humbjeve e edhe të fitores:  4 ushtar të vrarë të Batalonit të 2 në Budakovë dhe 14 civilë. Pas 12 orë qëndrese dhe mbrojtje, arrijmë të tërhiqemi në pozicionet rezervë, sepse mbetëm pa municion të mjaftueshëm. Por armiqtë  japin në lajme se gjoja ishim të vrarë 32 dhe mbi 50 të plagosur. E shpallën të  mundur bastionin e pa thyeshëm – Budakovën.

Pas kësaj Ofensive vazhdojnë kuislingët me misionin e tyre duke menduar se i erdhi fundi i UÇK-së dhe erdhi, Kurtesh Fandaj. Në fillim të tetorit pasi kishte mbajtur takime me disa tjerë të niveleve të ndryshme kërkoi te takohej me mua. Unë asokohe isha Komandant Batalioni e ai Komandant Brigade,  i cili sipas misionit nuk kishte ikur për Shqipëri po i realizonte planet sipas atyre nga Shqipëria.

U mbajt mbledhja në shtëpinë e Skënder Buzhales.  Unë me Xhafer Gashin, Zenun e Aqif Kadrin, me Jetullah Qarrin, të cilët kishin ardhur të më vizitojnë në kompaninë e tretë në Maqitevë, ku shërohesha nga plagët, por njëkohësisht të më marrin për në Budakovë, se kishin përhapur propagandë e shpifje misionarët e dorëzimit të luftës. Ata kishin thënë se ka ikur e madje e kanë marrë me helikopterë forcat serbe dhe e kanë dërguar në Zvicër sepse paska qenë i marrur vesh me ta. Ka marrë edhe 80 mijë marka gjermane,  me veti dhe arin që armiqtë e kanë mbledhur, e kanë nda me Sadikun?!  Kësi lloj propagande bënin tradhtarët duke ju krijuar bindje popullatës dhe ushtarëve se çdo gjë dështoi, se mbaroi lufta dhe çdo gjë gabim paska qenë, se duhet ta dorëzojmë luftën sepse të gjithë komandantët paskan ikur dhe lufta ka dështuar.

Kur u takuam në Buzhalë,  Kurteshi nuk tregoi se kishin pasur edhe një takim para pak dite në Bukosh ku kishte tentuar të bënte ndryshime, por që ta ndërronte Komandantin e batalionit duhej aprovimi i Shtabit të Përgjithshëm dhe atij i mungonte Bislim Zyrapi që ishte në Shqipëri por kishte ardhur me porosi të qarta:

  1. Për 20 ditë pushim me i liruar luftëtaret.
  2. Nuk do të  rirreshtoheshim më, sepse se pas 15 ditësh do te hipte në fuqi Marrëveshja për Autonomi Substanciale.
  3. Sipas kësaj marrëveshje, nuk do të kishte më ushtri veç asaj serbo-sllave që do t’i ruaj vetë kufijtë.
  4. Gjykata kushtetuese do të jetë e Serbisë, të tjerat nivele ne do t’i kem të garantuara.
  5. Milicia e Kosovës do te jetë 10 shqiptar një serb. Kurteshi na tha se krejt këtë është i detyruar të na thotë.

Krejt këto jam i detyruar të na thotë sepse ashtu ishte i sugjeruar nga Shqipëria nga  Qeveria në ekzil.

-Kështu do te realizohej Marrëveshja me Millosheviqin thoshte, Kurtesh Fandaj, kom. Brigade.

E mora fjalën, mezi përmbahesha dhe e pyeta:

– A është në dijeni Shtabi i Përgjithshëm për ketë marrëveshje?

– Po tha?!

– Po atëherë ata duhet të vijnë e të na thonë!

– A din ti kush ashtë garantues i zbatimit të kësaj marrëveshje, iu drejtova?  Ai filloi t’i përziej gjërat se po qeveria, po vet Millosheviqi ka thënë dhe është e kryer kjo marrëveshje. Unë tha nuk dijë shumë por jam duke e kryer detyrën dhe ju lus t’i lirojmë luftëtarët për njëzet ditë dhe ju premtoj se pas 15 dite hyn në fuqi marrëveshja.

Ishte vështirë me u përmbajt, të gjithë ishim të armatosur, ndërsa ai fliste në emër të komandantit të Brigadës dhe me porosi të qeverisë në ekzil të Ibrahim Rugovës.

Shkurt i thash: Këto porosi t’i kthej mbrapsht, asnjë nuk i zbatojmë! Kësaj i thonë kapitullim i luftës pa kushte dhe as ty e as Qeverinë tënde nuk i njohim më kurrë dhe ti mos u sjellë me dal më para ushtarëve sepse ky është sabotim i luftës dhe për këto që po bën, vritesh!

Jetulla Qarri tha na paskemi me luftue gjatë, jo vetëm me armikun serb por edhe me ju. Ju po bëtë milici në qytete, ne nuk do zbresim nga malet por do të ju luftojmë juve edhe shkijet.

Ndërkohë për të shpëtuar pa u vrarë mes veti, rastis të vjen një kolonë  armike nga Vraniqi, e cila i ngjitej Buzhales në drejtim të Budakovës  me disa autoblinda e disa tanke, aq sa ne ishim në një distancë nga rruga, vijë ajrore 60-70 metra dhe i shihnim për dritare. Ishim krejtësisht të pa përgatitur edhe se ishim mbi 10 veta. Nuk u bëmë të gjallë fare para asaj force.

I thash Kurteshit dhe përkrahësve të tij që tani nga biseda që u zhvillua kishte mbet asnjë, së paku hapur ta përkrahte. Çohu, i thash dhe thuaju kësaj kolone se je aleat me ta, e jeni të marrë vesh. Pse strukesh në dysheme, e zbret nga ulësja te mos shihet koka nga rruga që gjarpëronte përballë dritareve ku kalonte kolona armike? U ndamë pa u përshëndetur, por të thyer e të përçarë, në njërën anë unë, Guri,  Xhafa, Zenuni, Aqifi dhe dy apo tre të tjerë u nisem drejt Budakovës, ndërsa në anën tjertër Isa Morina, Kurtesh Fandaj dhe Shaban Gashi dhe dy apo tre tjerë mbeten aty dhe më pas duhej të shkonin për Bukosh.

Ne mobilizuam me shpejtësi luftëtarët dhe filluam të riorganizonim njësitë e UÇK-së në terren në ZOP dhe më gjerë. Në Shqipëri filloi stabilizimi i Qeverisë me Majkon tani kryeministër.  Filluan të vijnë forcat e reja të luftëtarëve dhe mobilizimi e fuqizimi i njësive luftarake.

Misionaret e Kapitullimit të luftës filluan t’i shuanin kërkesat dhe në heshtje e fshehtas punonin për të realizuar Marrëveshjen kuislinge me Millosheviqin. Këta kurrë nuk pushuan  dhe deri sot nuk po heqin dorë nga misioni i tyre. Gjithmonë më armiq na konsideronin e na konsiderojnë ne se sesa  Serbinë.  Kjo shihet qartë se edhe pas marrëveshjes së Rambujes, pas njohjes së Qeverisë së Përkohshme me kryeministër,  Hashim Thaçi, ata nuk e pranuan dhe mbajtën Qeveri paralele dhe FARK-un, paralel me UÇK-në.

Edhe pas gjithë atyre granatimeve të NATO-s, më 13 maj 1999 Rugova hyn në marrëveshje me Millutinoviqin, ish kryetar i Jugosllavisë së mbetur Serbi-Mali i Zi. Këta tradhtarë gjithmonë i lidhë qëllimi dhe misioni i tyre antikombëtar. Jo pa qëllim të huajt po i përkrahin madje edhe miqtë tanë, sepse këta janë të gatshëm gjithçka te japin pos pushtetit edhe nën vasalitetin e të tjerëve, edhe si kuisling vetëm të kenë pushtet.

Kjo ndikoi në dëmtimin e proceseve të ma vonshme për shkak të mos pajtimeve. UNMIK-u krijoi Këshillin Tranzitor. Për pesë vite u vonua shpallja e Pavarësisë bile po te ishte në jetë Rugova, ku me dit sa kishte me zgjat.

Këta kolaboracionistët nuk pushuan kurrë duke ngritur akuza ndaj luftëtarëve të vërtetë, ndaj atyre që nuk u lakuan as pranuan marrëveshje prapa shpine e në dëm të luftës dhe të UÇK-së. Ata  deponuan të dhëna në Serbi, UNMIK, EULEX, në Hagë e gjykatat speciale. Shpifen e na etiketojnë si  kriminelë e ekstremist dhe fajtorë  për çdo gjë që ndodh është sajuar me qëllim njollosje e përbaltjes së luftës,  pasi ata luftën jo veç që nuk e kanë konsideruar të veten, por e kanë trajtuar edhe  si shumë të dëmshme. Në Gjykatën Speciale më së  shumti pyesin  për raportet me FARK-n dhe spiunet, sepse janë këta që kanë deponuar lloj lloje gënjeshtrash e shpifjesh kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …