leoni

Edi Rama: Fëmijët janë duke u përdorur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, si kamikazët e terroristëve të Boko Haramit

Pas Amerikës edhe BE-ja ka mbështetur propozimin e Edi Ramës për dialog mes palëve në Bjellorusi

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian ka mbështetur propozimin e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Përfaqësuesi i Lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell vë theksin se BE-ja është mbështet ndërhyrjen e OSBE-së në Bjellorusi, duke thënë se është gatshme të kontribuojë që palët të arrijnë të dialogojnë. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej ato nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, Përfaqësuesi i Lartë shpreson se Rusia mund të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla. Ai ka ripërsëritur qëndrimi e Unionit se BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e fundit në Bjellorusi dhe nevojën për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar për një zgjidhje konstruktive. Ky qëndrim i është shprehur edhe ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov në bisedën telefonike që kanë pasur së bashku.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …