Lëvizja Vetëvendosje ka treguar arsyet e mospjesëmarrjes në takimin e së hënës me liderët e partive politike në Kosovë. Vetëvendosje thotë se nuk mund të marrin pjesë në një tryezë ku është kryetari i Kosovës, i cili sipas tyre qenka një person po punon kundër interesave të vendit dhe pro shkëmbimit të territoreve. Arsye tjetër në shkrimi përmendet edhe një platformë që sipas tyre do të duhet të ishte përgatitur nga kryeministri, Avdullah Hoti. Veprimi i qeverisë pa platformë, apo me platformë që i mbahet fshehur Kuvendit, jo vetëm që e fyen demokracinë dhe ne si subjekt më i madh parlamentar, por e dëmton interesin kombëtar, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …