leoni

Halit Coka

Lutfi Coka: Protesta e Një Nëne për politikanët e shekullit të Ri

Jam një nënë shqiptare që po jetoj dy sistemet dhe parashtroj  kërkesën në formë  proteste!?….

Ky vend, Shqipëria, ka burra shteti e burra dheu, heronjë e dëshmorë,shkrimtarë e shkencëtarë,artist e profesorë, me shumë emër dhe shumë merita! Po për nënat që u lindën,u rritën, ju burreruan e shkolluan,ku i keni!? Ku janë?…

A e dini ju o të nderuar se kush janë nënat, vajzat,motrat ,dhe gratë shqiptare?!..

Vajzat,gratë ,nënat shqiptare kanë qënë prapavija e çdo lufte per liri atdhe e pavarësi!…Prandaj i drejtohem tribunes së mendimit shqiptarë!?..

A e keni per turp që gruaja shqiptare të vlerësohet me pëqindje në kuvend e qeveri ,me plan  ,sikur të ishin garniturë!?….

Gratë shqiptare nuk janë dekor qeverishë,e kuvendesh …..Ata janë zonjat e meritës,gjysma e mirë e kombit shqiptar.Prandajë meritojmë të rrimë përkrah burrave,se jemi nënat e këtij vendi!….Kemi perkund dhe po perkundim djepin e lavdisë e krenarisë  të këtij kombi!…Ishim dhe jemi të heshtura,të urta nën hijen e burrave të zëshëm të kësaj pjese të botës reale ku jetojmë…..Protestojmë kur femrat shqiptare po shiten e trgtohen si mish i bardhë,per të kënaqur epshet e deshtakëve e viktima të dhunës,skllave të shekullit të Ri.

Kush lexon sot?

Sot ata që shkruajnë bukur nuk po i lexon asnjëri,pasi,nuk lexohet fjala ,por emiri i paguar i të gjallëve që kanë vdekur!..Duke lexuar emrin e paguar letërsia e vërtetë po humbet nëpër dhomat e pluhurosura të histoisë,dhe kur vjen koha e artit nuk janë bashkë vlera dhe autori!…

Kështu përtypet dhe ripërtypet fjala e humbure tretet në heshtje fjala e vërtetë.Ju udhëheqes politik dilni zot fjalës së artë,se po e lënë Shqipërinë,”bekerishte”të perandorëve “remi” që do helmojnë të gjallët e të vdekurit.

Nga qyteti i bardhë i mermertë ku prehet krenaria e kombit,vjen thirrja:-hyni në rrugën e paqes së vërtetë,ndaloni pushkën e inatit dhe të grindjeve tinzare,ndaloni lekun e zi  që përdoret nga karieristët,bosët e majmur me lekun e pushtetit,se ndryshe kriminalizuat kombin,humbët teritorin paqësor  të jetës,!?…

Dikur të rrethuar me kufirin e izolimit,sot po na ngujoni  nga izolimi i“Parasë”….

Ju poet e shkrimtarë, shkruani për Shqiperinë, mos u merni me deshët dhe cjepët e politikës! Ata janë gjallë por  të vdekur,kanë pushtetin e parasë,por nuk kanë emer.!?..Ata vdesin elektoralisht, bashkë me forcën e konfliktit,që me maska e kanë mbjellë,vdesin moralisht se nuk kanë vepra të mira.

Bashkohuni me njerëzit e mirë të këtij vendi,që ka emer ditën e bukur të mengjezit të bardhë!

Shkruani bukur se, bukuria e të shkruarit bukur ,është bukuria e shpirtit tuaj të mrekullueshëm!

Hidhni librat e paguar,që,të vdesin moralisht filantropët dhe militantët e gënjeshtrës dhe të mashtrimit!…

Faluani shpirtin nënave të dashura,e të vuajtura,baballarëve punëmirë,urtësinë e paqes,dashurinë njerzore,vujtjen e ngadhnimin,emrit të merituar,emrit të skalitur në vepra,frymëzuese,që buron nga vetëmohimi,..

Sherbesa e humanizmi është dita e betimit.Kjo është fjala e pathënë e jetës njerzore!?….

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …