Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka deklaruar se tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën pritet të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit në Uashington. Ani pse ky qëllim i mirë nuk ka gjetur zbatim, përkundër ndërmjetësimit para 10 muajsh të të deleguarit për dialogun, Richard Grenell, shpresat janë të mëdha që kësaj here të implementohen në kryeqendrën e ShBA-së. Arban Abrashi thotë për gjitha indikacionet qojnë se letrat e qëllimit të mirë do të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.