Me 57 vota për, gjashtë abstenime dhe asnjë votë kundër, Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar Projektligjin për mbrojtje nga zhurma. Po ashtu deputetët me 55 vota për, pesë kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar raportin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014. Në seancë janë zgjedhur edhe anëtarët e propozuar të bordit për Organin Shqyrtues të Prokurimit. Me këtë rast, Kuvendi zgjodhi Blerim Dinën – kryesues të bordit të OSHP-së me mandat pesëvjeçar. Gjithashtu, edhe Besnik Osmani me shumicë votash është zgjedhur në pozitën e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Përndryshe, në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm deputetët e partive opozitare.
