leoni

KMDLNJ

KMDLNJ: Materialet e emisionit “Udhëve” në RTK për Ukshin Hotin i kemi poseduar para 2 viteve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar opinionin publik se materialet e paraqitura në emisionin “Udhëve” të RTK-së për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Këshilli i ka poseduar para 2 viteve dhe se për këto të dhëna është njoftuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës. Kjo skicë, sipas KMDLNj – ka ardhur nga Serbia dhe nuk i është nënshtruar kurrfarë verifikimi. Dorëzuesi i skicës i ka premtuar KMDLNj se do të sigurojë fakte të tjera e të cilat asnjëherë nuk i ka sjellur. Skicat janë dorëzuar përmes personit të tretë i cili as që ka qenë i informuar për përmbajtjen e informatës. KMDLNj-ë kërkon që informatat e prezantuara në emisionin ” Udhëve ” të mos merren si të vërteta, pa u siguruar fakte mbështetëse, të mos nxisin pritje dhe shpresa të mëdha e sidomos të mos përdoren dhe keqpërdoren për promovime, qëndrime dhe përfitime politike. Rasti i Ukshin Hotit është lehtësisht i zgjidhshëm nëse Serbia do të pranonte të bashkëpunojë me autoritetet e drejtësisë kosovare dhe ndërkombëtare. Hetimi dhe përgjegjësia duhet të bëhet ndaj ish drejtorit të Burgut të Dubravës si dhe zinxhirit komandues policor, ushtarak dhe politik serb ne Pejë, Istog dhe Prishtinë për të arritur te adresa kryesore e përgjegjësisë e që është, pa asnjë dyshim në Beograd, thuhet në mes tjerash në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …