Bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), me seli në Uashington, Frederick Ben Hodges ka deklaruar se në pesë vitet e ardhshme mund të ketë konflikt mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpresoj se e kam gabim, por fatkeqësisht mendoj se sjellja agresive dhe e paligjshme e Kinës, në rastin e Detit të Kinës së Jugut dhe Hong Kong, si dhe kërcënimet ndaj Tajvanit, na vendosin në rrugën drejt një konflikti të mundshëm, megjithëse ai që mund të jetë i tipit të kufizuar. Unë nuk mendoj se do të jetë një konflikt në kontinentin aziatik, por me siguri më tepër në det dhe në ajër, potencialisht në hapësirë. Për këtë arsye është kaq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë të sigurojnë një aleancë të fortë të NATO-s dhe partneritete me vendet jo-NATO”, ka thënë Hodges në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …