MASHT: Vitin e ardhshëm do të nisë aplikimi i mësimit tërëditor në shkollat të cilat i plotësojnë kushtet për fillimin e këtij procesi

Chris Whitty: Fëmijët më shumë mund të dëmtohen nga mos dërgimi në shkollë se sa nga koronavirusi

Duke folur për pasojat që mund të ketë tek fëmijët koronavirusi dhe mos dërgimi i tyre në shkolla, eksperti i shëndetësisë nga Britania e Madhe, Chris Whitty ka thënë se më shumë ka mundësi të dëmtohet fëmijët në rast se nuk i dërgojmë në shkolla se sa nëse preken nga koronavirusi. Ai i ka deklaruar BBC se shanset që fëmijët të vdesin nga COVID-19 janë jashtëzakonisht të vogla e nga ana tjetër mësimet e humbura dëmtojnë fëmijët në planin afatgjatë. Duke folur mbë mundësinë e përhapjes së virusit mes fëmijëve dhe prej tyre mandej tek prindërit, ai ka thënë se kjo është një situatë serioze dhe ka theksuar se duket sikur ka shumë më pak transmetim nga fëmijët te të rriturit se sa nga të rriturit tek të rriturit tjerë. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë që fëmijët e moshës 12 vjeç e lart duhet të mbajnë maska në përputhje me rekomandimet kombëtare duke cituar prova që sugjerojnë që adoleshentët mund të infektojnë të tjerët në të njëjtën mënyrë si të rriturit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …