Sot në Shkup ka vazhduar seanca gjyqësore e radhës për rastin e luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Në këtë seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura për mediet dhe publikun, është bërë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur të propozuar nga Prokuroria Publike. Sipas avokates mbrojtëse, Artene Iseini-Ademi, pas dëgjimit të dëshmitarit të parë është ndërprerë seanca gjyqësore, për t’u shtyrë me datën 7 prill.
