leoni

Bjellorusia mohon të ketë pasur kërkesë formale nga OSBE-ja për një vizitë në këtë vend të trazuar

Bjellorusia mohon të ketë pasur kërkesë formale nga OSBE-ja për një vizitë në këtë vend të trazuar

Autoritetet e Bjellorusisë kanë njoftuar   se nuk ka pasur kërkesë formale nga OSBE-ja për një vizitë me qëllim ndërmjetësimin për krizën që ka pllakosur vendin. Por një letër e datës 22 gusht, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, si kryesues i radhës së saj dhe ministres së Jashtme të Suedisë, Ann Linde vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme, rithekson kërkesën zyrtarisht. Dy nënshkruesit shkruajnë aty se janë duke ndjekur nga afër dhe me mjaft shqetësim zhvillimet në vend. Ata vënë në dukje dëshirën për të vizituar Bjellorusinë në mënyrë që të shohin nga afër situatën e për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet vendi aktualisht. “Bjellorusia është një shtet i rëndësishëm pjesëmarrës i organizatës sonë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë mbështetjen për të”, thuhet në letër.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …