leoni

Hoti Vucic

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, pritet një hap më tej drejt një marrëveshjeje paqësore mes Kosovës e Serbisë

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe kryetarit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili është paralajmëruar të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pritet të jetë një hap drejt një marrëveshjeje paqësore ndërmjet dy vendeve, por ende mbetet e paqartë se për çfarë konkretisht do të bisedohet në këtë taki. Liderëve të Kosovë dhe Serbisë ftesën  për takim në Uashington ua ka bërë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Ullyot, ka thënë që Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet ndërmjet liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, duke i cilësuar si “të rëndësishme”. “Ne besojmë në përparim në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, si hap i parë drejt përparimin në procesin e paqes”, ka thënë Ullyot në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …