Isuf Bytyçi: Buzëqeshjet e fëmijëve shkelen në klasën e shkollës shqipe, në Spreitenbach të Zvicrës

Isuf Bytyçi: Buzëqeshjet e fëmijëve shkelen në klasën e shkollës shqipe, në Spreitenbach të Zvicrës

Si rrezet e diellit që shkëlqejnë natyrën, ashtu ndriçuan klasën e shkollës shqipe nxënësit, të cilët u regjistruan për herë të parë në klasën e mësuesve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiut

Njëzet e një (21) nxënës, u regjistruan për një ditë, brenda një ore, më 22 gusht 2020, në shkollën Shqipe të Spreitenbach-ut, duke iu bashkuar edhe nxënësve të tjerë, të cilët me vite i ndjekin mësimet në gjuhën amtare!

Në këtë klasë punojnë mësuesit; profesoreshë Qefsere dhe dr. Vaxhid Sejdiu. Ata kanë paralel dy klasë, dhe siç më thanë, që së shpejti do t`i ndajnë nxënësit në katër grupe, me qëllim, që cilësia e mësimit të jetë më e lartë. Nxënësit e klasës së parë dhe të dytë në grupin e parë, ata të tretës dhe katrës në grupin e dytë, në grupin e tretë, ata të pestës dhe të gjashtës dhe grupi i katërt, të shtatës dhe të tetës.

 Edhe pse në këtë vit nuk shkuam në atdhe, për pushimet verore, për një çast m’u duk se jemi atje, më tha çifti i arsimtarëve, Sejdiu!  Çdo gjë bënte dritë para syve të mi, kur i pash gjithë ata fëmijë shqiptarë në bankat e klasës! Dritaret dhe muret e klasës ndriçonin, sepse librat e gjuhës shqipe, në duartë etyre i kishin dhënë një pamje tjetër klasës! Buzëqeshja e fëmijëve ndriçonte klasën e shkollës shqipe në Spreitenbach! Në sytë e tyre, që përcillnin me një dashuri të veçantë fjalët e mësuesëve të tyre, dëshmonin një dashuri të paparë për librin, për gjuhën dhe kulturën e tyre, shqipe.  Sapo merrnin abetaren në dorë, sytë iu shkëlqenin fëmijëve – një gëzim që shihej nga larg! Dhe mua, që i shikoja nga këndi i klasës, më jepnin forcë, dhe me gjithë shpirt mendova;

 “deri sa të ketë mësues të përkushtuar, gjuha shqipe vazhdon të rrojë, kudo në Diasporë”.

Dhe sot: Anesit, Sarës, Trimit, Dritanit, Ismës, Ajlës, Ritës, Eduanit, Medinës, Erinës, Rinës, Syartit, Erblinës, Jonit, Diarës, Mimozës, Bashkimit, Argjentës, Erës dhe Zejdiut, si dhe nxënësve tjerë; Almirit, Anisës, Altinit, Lisanës, Anilës, Enisit, Arditit, Linës, Adnit, Leonës, Ilirjanit, Lionit e tj, iu dëshirojmë shumë suksese në orët e gjuhës shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …