Kuvendi i Shqipërisë

Në Shqipëri, hynë në fuqi ndryshimet Kushtetuese të votuara në 30 Korrik me 106 vota pro, pa e pyetur Ilir Metën

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi ndryshimet Kushtetuese të votuara në 30 Korrik me 106 vota pro në Kuvendin e  Shqipërisë, me dakordësimin e mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Me këto ndryshime kushtetuese i hapet rruga hapjes së pjesshme listave të hapura dhe ndalimit të koalicioneve partiake parazgjedhore. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi pa firmën e Presidentit Meta, i cili edhe pse ka qenë kundër, nuk ka patur fuqi t’i ndalojë pasi binte ndesh me  ligjin. Ndryshe nga rasti i ligjeve të zakonshme në ndryshimet kushtetuese, në këtë rast Presidentit nuk i lejohej t’i rikthente për rishqyrtim në Parlament këto ndryshime kushtetuese. Meta ashpërsoi gjuhën duke shkruar për bandë pengmarrëse që me këtë grusht shteti s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar nga forca e qytetarëve. Gjithsesi opozita nuk e bojkotoi Këshillin Politik për Reformën e re Zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …