Kryeministri Hoti, pas takimit me kryetarët komunave, ku është diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor, nuk ka bërë të ditur nëse në këtë takim është marrë ndonjë vendim, por ka thënë se takimi ka qenë shumë i rëndësishëm. Ai tha se “Master-plani” do të kalojë në Qeveri së shpejti dhe më pas do të merret vendimi nga Ministria e Arsimit. Hoti ka folur edhe për masa të reja ndaj pandemisë, ku ka thënë se nuk pritet të ketë lehtësim të tyre, ndërsa është shprehur i kënaqur me respektimin e masave aktuale nga qytetarët. “Nuk them se do të shkojmë nga lirimi i masave, pro ajo çfarë po vërejmë është se është krijuar një kulturë e respektimit të tyre, nuk sheh qytetarë pa maska”, ka thënë kryeministri, Hoti.