Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e kaluara në vendin tonë kanë vdekur 13 persona të cilët kanë qenë të infektuar nga koronavirusi. Po ashtu, u bë e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur edhe 99 raste të reja me infeksion dhe janë shëruar 152 të infektuar më parë. Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin korona dhe 480 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …