Me një aktivitet pranë pllakës së të Pagjeturve në Prishtinë është shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Me një aktivitet pranë pllakës së të Pagjeturve në Prishtinë është shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur e ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me një aktivitet pranë pllakës së të Pagjeturve në Prishtinë. Familjarët e personave të zhdukur kanë kërkuar prej ekzekutivit kosovar dhe atij serb që janë në negociata për personat e pagjetur, të sjellin rezultate konkrete për këtë çështje, e jo vetëm fjalime. Barjam Qerkini prej palës kosovare ka adresuar kritika drejt Qeverisë së Kosovës duke thënë se nuk i kanë njoftuar as edhe për një çështje, që kur kanë nisur të dialogojnë në Bruksel sa i përket çështjes së të pagjeturve. Pas aktivitetit, kryesuesit e ekipit për personat e pagjetur në Qeverinë e Kosovës, i kanë pritur në takim familjarët e personave të zhdukur, prej palës kosovare dhe asaj serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …