Ftesa e radhës nga Gjykata Speciale është për ish-pjesëtarin e UÇK-së, Eset Ujkani. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati. “Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë!”, ka shkruar ai.