Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar të martën se më datën 27 gusht në Bruksel do të zhvillohet një takim i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian. Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ka konfirmuar zhvillimin e këtij takimi të enjten, por pa dhënë hollësi tjera. Burimet diplomatike në BE kanë paralajmëruar se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një round i takimit në nivelin e lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në Bruksel deri më tani është biseduar për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik. /rel/
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …