Gjatë vitit të kaluar, më 2019 nga shtëpia botuese Pro Kult Pres u botua libri me titull “Tokë e mbjellë me varre” i autorit Dibran Fylli dhe me nëntitullin “Krimet serbe në Kosovë 1998/1999, argumente”.
Që në fillim të librit autori jep një historiat të shkurtër të Kosovës dhe në mënyrë kronologjike jep argumente, të shoqëruara edhe me foto rreth zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Kjo dëshmon se lënda për të cilën do të bëj fjalë më vonë autori, na dëshmon se dhuna dhe terrori serb në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999 nuk është as e rastit dhe as e fundit. Prandaj autori në mënyrë kronologjike në rolin e një kronisti studioz sjell të dhëna nga projektet antishqiptare si ato të Garashaninit, Vaso Çubrillovicit, Ivo Andriqit, Vukoticit, Stevan Moleviqit etj. Të dhëna të tilla ky autor sjell edhe rreth shpërnguljes së popullatës nga Sanxhaku i Nishit, Leskofci, Vranja, Prokupla, Krushevci, Kurshumlia, nga Pazari i Ri etj.
Në vijim autori bën fjalë për pozitën e shqiptarëve në mbretëritë sunduese serbo-kroate-sllovene e deri te pozita shqiptare në ish-Jugosllavi. Gjatë kësaj periudhe nuk harron të përmend marrveshjen turko-jugosllave të vitit 1938 dhe as veprimet e mëvonshme të viteve 1952-1965 rreth shpërnguljes së shqiptarëve në mënyrë të dhunshme në Turqi, ku janë shpërngulur 452.471 shqiptarë. Shpërngulja e shqiptarëve është bërë nga të gjitha trojet shqiptare si në Kosovë, në viset shqiptare në Maqedoni, si dhe në viset shqiptare në Mal të Zi. Kështu autori përmend emra të fshatrave dhe numrin e shtëpive të cilat janë shpërngulur për Turqi. Të gjitha këto të shoqëruara me të dhëna dhe dëshmi të njerëzve të gjallë.
Më tej autori jep të dhëna për pozitën e pabarabartë të shqiptarëve në ish Jugosllavi ku si rrjedhojë tregon se lindja dhe lufta e një UÇK-je herdokur ishte e pashmandshme. Kështuqë në mënyrë kronologjike jepen të dhëna të ndryshme si rreth veprimeve të UÇK-së e veçmas rreth masakrave serbe të kryera ndaj popullatës civile në vende të ndryshme të Kosovës.
Në nxjerrjen e të dhënave autori citon edhe personalitete të njohura si: antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr. Mark Skinner i cili jep dëshmi rreth varrosjes masive të shqiptarëve në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.
Të dhëna konkrete për krimet serbe në Kosovë
Në vijim Dibran Fylli përshkruan masakrat e fshatrave të ndryshme në mënyrë kronologjike me të dhëna konkrete si: Masakra e Likoshanit dhe e Qirezit, duke i përmendur të masakruarit me emër e mbiemër dhe moshën e tyre. Pastaj vazhdon me të dhënat rreth Prekazit dhe masakrave të bëra me 5, 6 dhe 7 mars 1998 gjithashtu me emra dhe mbiemra konkret. Pastaj rreth krimeve serbe afër pikës C-2 në Koshare të ushtruara më 22 dhe 23 prill 1998 me të dhëna konkrete; krimet serbe në Lybeniq të ushtruara me 25 deri 29 05. 1998.
Krimet serbe në Ramzë të Shtimjes të kryera me 26.08.1998.
Masakrën e Lepajës të kryer me 15.09.1998, me të dhëna konkrete.
Krimet serbe në Qyqavicë-Galicë të kryera me 22.09.1998.
Krimet serbe në Ashlan të kryera me 22.09.1998.
Masakra e Abrisë e kryer me 26.09.1998.
Për të vazhduar me të dhënat rreth Masakrës së Reçakut më 15.01.1999, raportimin e William Wolker rreth kësaj masakre me të dhëna konkrete si në të gjitha masakrat e përmendura.
Më tej vazhdon me prezantimin e krimeve serbe në Rakovinë të kryera 24.01.1999; Masakra në Rogovë të Hasit 27-29.01.1999; krimet serbe në Komunën e Skenderait të kryera më 20 mars 1999 për të përmendur në vijim krimet serbe në Gjilan, Dardanë e Viti të kryera gjatë periudhës mars-qershor 1999. Në vijim paraqet krimet serbe në Gjakovë në priudhën 24-26. 03. 1999 me të dhëna konkrete. Masakra në Kotlinë të Kaçanikut me 24.03.1999, për të vazhduar me të dhënat për masakrat në Bellacërrk të kryera nga forcat serbe me 25.03.1999.
Më tej përmenden krimet serbe në Obterush të kryera nga forcat serbe me 25.03.1999
Masakra në Celinë e kryer me 25-26 mars 1999
Masakra në fshatin Tërnje të Therandës të kryer me 25-28 mars 1999; Krimet serbe në Aqarevë të kryer gjatë vitit 1998-1999 e në veçanti më 26 mars 1999; Masakra e familjes Berisha në Therandë e kryer me 26 mars 1999.
Krimet serbe në Resnik të Klinës të kryera me 26 mars 1999.
Masakra në familjen Imeraj të Podalishtes të kryer me 26 mars 1999.
Masakra e Izbicës e kryer me 28 mars 1999.
Krimet serbe në Podujevë të kryera me 28 mars 1999; krimet serbe në Potërrç të Epërm të kryera me 29 mars 1999; Krimet serbe në Zllatar, Matiqan, Kodra e Diellit në Prishtinë të kryera gjatë periudhës 28 mars – 21 prill 1999; Masakra e Irzniqit dhe Belegut e kryer me 29-30 mars 1999; Masakra e Rudinës ish Pastasel e kryer me 31 mars 1999; Masakra në Burim të Malishevës e kryer në 31 mars 1999.
Krimet serbe në Komunën e Fushë Kosovës e kryer në periudhën mars – maj 1999.
Masakra në Krushën e Madhe e kryer më 25-27 mars 1999.
Krimet serbe në Mazgit të ulët të kryera gjatë peridhësh mars-maj 1999.
Krimet serbe në komunën e Lipjanit e kryer në periudhën 1998-1999.
Krimet serbe në komunën e Kastriotit të kryer në periudhën 1998-1999.
Krimet serbe në Rahovec të kryera në periudhën 1998-1999.
Masakra në shtëpinë e Mehdi Vejsës e kryer më 1 – 2 prill 1999.
Masakra në mëhallë të Qerimit e kryer me 1 dhe 2 prill 1999.
Krimet serbe në Morinë – Skenderaj të kryera më 2 prill 1999.
Krimet serbe në Volljak të Klinës të kryera më 2 prill 1999.
Krimet serbe në Batllavë e Koliq të kryera më 4 prill – 25 maj 1999ë
Masakra e Kralanit e kryer më 4 prill 1999.
Masakra e Rrezallës e kryer më 5 prill 1999.
Krimet serbe në Qabiq të kryera më 7 prill 1999.
Krimet serbe në Llashticë të kryera më 13-30 prill 1999.
Krimet serbe në rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë të kryera më 14 prill 1999.
Krimet serbe në Bellopojë të kryera më 14 prill – 19 maj 1999.
Krimet serbe në Shamalluk të kryera më 15 prill 1999.
Krimet serbe në fshatin Sllovi të Lipjanit të kryera më 15-16 prill 1999.
Krimet serbe në Mramor e Busi të kryera më 15-22 prill 1999.
Krimet serbe te Lugu i Demës – Sllovi të kryera me 16 prill 1999.
Masakra e Poklekut e kryer më 17 prill 1999.
Krimet serbe në Dyz të kryera më 18 prill 1999.
Krimet serbe në Bërrnicë dhe Milevc të kryera më 18 prill 1999.
Krimet serbe në Koliq të kryera më 18-19 prill 1999.
Krimet serbe në Grashticë të kryera më 19-21 prill 1999.
Krimet serbe në Rimanisht të kryera më 19 prill 1999.
Masakra e Mejës e kryer më 27 prill 1999.
Krimet serbe në Radashevc, Makovc, Siqevë Llukar, Bunari i Hajratit, Kolovica e re, Llapnasellë, të kryera në periudhën prill – maj 1999.
Krimet serbe në Vërbofc tash Fortesa, të kryera më 31 prill – 3 maj 1999.
Krimet serbe në Grashtic e Keqekollë të kryera në periudhën 1999.
Krimet serbe në Terstenik të kryera gjatë vitit 1998-1999.
Krimet serbe në Shtuticë të kryera në peridhën 1998-1999.
Krimet serbe në Opojë të kryera në periudhën 1998-1999.
Krimet serbe në Nabërgjan të Pejës të kryera në periudhën 1-14 maj 1999.
Masakra e Studimes e kryer më 2 maj 1999.
Krimet serbe në hekurudhën Lipjan – Fushë Kosovë të kryera më 6 maj 1999.
Krimet serbe në Shtupel të kryera më 6 maj 1999.
Krimet serbe në Kamenicë të kryera më 11 maj 1999.
Masakra në fshatin Qyshk e kryer më 14 maj 1999.
Krimet serbe në Pavlan dhe Zahaq të kryera më14 maj 1999.
Krimet serbe në Vushtrri në periudhën prill – maj 1999.
Masakra në Carrallukë të Malishevës e kryer në priudhën 1998 – 17 maj 1999.
Masakra në shtëpinë e Sezai Pasomës e kryer më 22 maj 1999.
Masakra e Dubravës e kryer më 22 maj 1999.
Krimet serbe në Pakashticë të kryera më 25 maj 1999.
Krimet serbe në Deçan të kryera më 26 maj 1998.
Masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit e kryer më 26 maj 1999.
Krimet serbe në familjen Kastrati fusha e Pejës të kryera më 28 maj 1999.
Masakra në familjen e Selatin Gërrgjaliut në Vushtrri e kryer më 31 maj 1999.
Krimet serbe në familjen Bala në Pejë të kryera më 12 qershor 1999.
Krimet serbe në Komunën e Zveqanit të kryera në periudhën 1998-1999.
Krimet e Strukturave Kriminale serbe në Mitrovicë të kryera më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000.
Raporte dhe dëshmi për krimet serbe
Në vazhdim jepen raporte dhe dëshmi për krimet serbe në Kosovë nga burime të ndryshme si Këshilli për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirivre të Njeriut, Human Right Match, Qendra për Informim e Kosovës etj. të cilat sjellin të dhëna rreth vrasjeve, ekzekutimeve dhe masakrave të shkaktuara në vende të ndryshme të Kosovës. Raportet kanë datat, muajt dhe vitin e ndodhjes së ngjarjeve.
Në vijim jepen të dhëna nga raportimet e organizatave të huaja për krimet serbe në Kosovë rreth burgosjeve, kindapimeve, spastrimit etnik, dhunimeve etj.
Emrat e kriminelëve të pandëshkuar
Në pjesën në vijim jepen të dhëna për kriminelët duke sjell kështu emra të kriminelevë serb që kryen masakra në Kosovë si në Reqak, në Gjakovë, në Padalishtë, në Izbicë, në Sankoc të Drenicës, në Sllatinë, në Qyshk, në Kishnicë, në Klinë, në Viti, në Fush Kosovë duke potencuar se këta kriminel askush nuk i ka marrë në përgjegjësi.
Bilanci sipas të dhënave
Në vijim autori jep një bilanc të luftës në Kosovë sipas të dhënave nga botimi me titull “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999” duke dhënë shifra konkrete për numrin e shtëpive të shkatërruara të shqiptarëve; shkollat e shkatërruara me dokumentacion; zyrat e vendit të shkatërruara, shtëpi kulture, biblioteka publike dhe shkollore, objekte shëndetsore, objekte fetare, objekte ndihmëse etj. Pastaj jep të dhëna për numrin e viktimave të vrara në Kosovë, numrin e fëmijëve sipas moshës deri në 5 vjeq dhe deri në 18 vjeq, numrin e femrave të vrara, numrin e të moshuarve mbi moshën 65 vjeqare, numrin e banorëve ende të pagjetur, numrin e femrave të dhunuara etj. Për të vazhduar më tej me të dhëna rreth numrit të popullatës së shpërngulur në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, pastaj për refugjatët e vendosur në Gjermani, Turqi, Itani, SHBA, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Finlandë, Zvicër, Izrael etj. ku për të gjitha këto jepen edhe burimet e informacionit.
Kur individi kryen punën e disa institucioneve
Puna e kryer në këtë libër padyshim është voluminoze dhe për tu kryer një punë e tillë është e nevojshme që të punojë një ekip i tërë, e madje edhe institucione të tëra si Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë etj. duke u shërbyer me të dhënat e shumta nga burimet prej të cilave është shërbyer autori Dibran Fylli gjatë punës së hartimit të këtij libri. Padyshim se të dhënat e prezantuara këtu janë të dhëna rrënqethëse për çdo lexues që do ti binte në dorë ky libër. Këto të dhëna do të ishte mirë që të prezantoheshin edhe në gjuhë të ndryshme për t’iu servuar opinionit lexues të huaj, për tu njoftuar kështu me të dhëna rreth të vërtetës për krimet serbe përkatësisht gjenocidin serb të kryer në Kosovë.
Që të bëhet kjo është e nevojshme të bëhet një riredaktim i materialit, qoftë në renditje kronologjike, qoftë në saktësimin që në titull të disa fshatrave se cilës komunë i përkasin, si dhe saktësimit që në titull të disa krimeve që kanë ndodhur në shtëpitë e caktuara. Natyrisht se brenda tekstit sqarimet ekzistojnë, por një gjë e tillë është e domosdoshme që të ishte e potencuar që në titull.
Ndjekja e linjës për prezantimin e krimeve duhet të bëhet sipas komunave në radhë të parë dhe sipas datave kronologjike, ku në të shumtën e rasteve autori është munduar ti përmbahet sidomos prezantimit të kohës, pra datave dhe jo sipas komunës në radhë të parë. Kjo është e domosdoshme të bëhet nëse libri don që ti prezantohet lexuesit të huaj. Në disa raste prezantimi i masakrave është ashtu siç duhet si psh. Masakrat serbe në Tërrnje të Therandës, Resnik të Klinës, Rancë të Shtimjes, kjo gjë duhet të bëhet edhe të emrat e fshatrave ku kanë ndodhur masakrat, duke e përmendur komunën që në titull. Natyrisht edhe ndonjë mungesë e të dhënave si në Gjilan, Viti e Dardanë duhet plotësuar.
Marrë në përgjithësi autori paraqet shumë fakte, shumë të dhëna rreth emrave të të zhdukurve, rreth emrave të të vrarëve, rreth emrave të të plagosurve që çdo lexues dhe çdo studiues e bën jo vetëm të stepet, por dhe detyrimisht ti referohet të dhënave e këtij libri, për cilindo, që në mënyrë serioze pretendon të merret me shkrime për ngjarjet e kësaj periudhe në Kosovë.