Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga BE, fonde këto që do të zbatohen në formë të kombinuar

Kryeministri Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka nënshkruar marrëveshjet financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programet IPA 2019, pjesa 2 dhe IPA 2020. Procedurat për hyrjen në fuqi këtyre marrëveshjeve do t’i nisin sa më parë që të jetë e mundur, kurse me hyrjen e tyre në fuqi, Kosova do të përfitojë në total 138 milionë euro nga BE-ja, ndërsa këto fonde do të zbatohen të kombinuara me më shumë se 40 milionë euro fonde të tjera në formë huamarrjeje nga institucionet financiare ndërkombëtare për projekte të mëdha infrastrukturore nga fusha e mjedisit, energjisë dhe bujqësisë, si dhe bashkëfinancim nga ana e Qeverisë së Kosovës për disa nga projektet. Nga këto programe, përveç të tjerash, Kosova do të përfitojë 20.5 milionë euro si grant në buxhet këtë vit për të ndihmuar stabilitetin fiskal të vendit dhe 6 milionë euro të tjera vitin e ardhshëm. Zbatimi i projekteve të financuara nga këto programe do ta nxisë riaktivizimin ekonomik të vendit dhe do të ndikojë fuqishëm në rimëkëmbjen ekonomike të vendit

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …