Sadik Halitjaha: Beteja të Lubocet e Grejçecit, në Grykë të Carraleves, në Qafë Duhel, kishte filluar më 22 gusht 1998

Sadik Halitjaha: Beteja të Lubocet e Grejçecit, në Grykë të Carraleves, në Qafë Duhel, kishte filluar më 22 gusht 1998

 Beteja të Lubocet e Grejqecit,në grykë të Carraleves me saktësisht në Qaf Duhel kishte filluar vec dy dit ma parë me datë 22 gusht 1998.

Me 21 gusht isha në vizitë në shtabin e Njësisë Diverzanto Vëzhguese dhe para priteshim betejën e madhe të gushtit. Ju dërgova një mitolez 12.5 dhe tri mortaja krahu 500-she dy mitoloz qinshe dhe municion.

Po ashtu bëmë planet për të nesërmen dhe komandant Jetulla Qarrit(Guri) ja dhashë një radio lidhje që e vetmja do te ishte për ketë nisi ndërsa unë në Batallonin e Dytë kisha tri radiolidhje. Kur ja ofrova radion Guri me përqeshje me tha ç’është kjo? Çka me duhet kjo mua aludoi për armët veç këso me duan me dorë bëri kah armët dhe përfundoj. Veç bukë e barut komandant Sadiku dua më tha!Sa të duash kem i thash kjo përgjigjeje ma shumë moralizuese ishte.

Megjithatë, ti merre ketë radiolidhje ishalla kurrë s’të duhet kjo funksionon kështu e kështu nofka jote do te jetë kështu e imja e kështu e Kumanovës, qeshi dhe ja gjuajti në prehër Mefail Elshanit Zv.Kom. i kësaj kompanie kjo tha nuk vret armiq me të qeshur Guri! Po i thash ma shumë se un hahaha qeshem. Guri i thash nga ky moment nisja e juaj do te shndërroi në Batallon! Pse po mirë jemi kompani unë komandant Mefaili zëvendës, po prapë kështu do të jeni po unë nesër po jua dërgoi edhe një tog me 30 luftëtar të komanduar nga komandant Zenun Kadrija dhe përder do të jetë në përbërjen tuaj nën komandën tënde. E kjo po me gëzon shumë tha, po a kemi municion bollë? I thash sa të duash! Vërtet kishim por jo aq. Në përcjellje i thash me thirr në radiolidhje sipas nevojës nëse ti jo Mefaili.
Qeshi si përder o hajde pa thirr të thërret pushka kur të kërcet komandant. Më datë 22 gushtë filloj në mëngjes herët sulmi por u zmbrapsen nga forcat tona si duket ishte një provë me i ditë vend pozicionimet e luftëtarëve tona dhe matje e pulsit. Më 23 gusht herët fillojnë. Granatimet armike nga Qafa nga Podi i Gështenjave në të dalë të Shtimes gjëmon Gryka e Carraleves. Unë përforcova pozicionet e batallonit aty afër nën Papaz të rëra e katërtë mbi Mohlan Bukosh Buzhal dhe lëviza togun nga bjeshkët e Mushtishtit dhe skuadrën në Padesh i ngjesha radhët. Një skuadër kërkova nga kompania e tretë në Maqitevë me e dërguar të Guri,skuadra duhej të ishte në mëngjesin e datës së 24 gushtit në vij zjarri. Ndërkohë diku kah ora 15,30 të datës 23 gusht me merr në radio lidhje Kumanova Ismet Jashari që kishte pas mbërri dy or më para të Lubocet, me tregoi se ishte aty me nji grup ushtar në përforcime. E pyeta a ju duhen përforcime? Tha jo për sot po futja bre burr nji raket se na lodhen me kto granatime e s’po ja mësyn me na u ofruar. Unë pak me fodullëk e përhapje të banikes të ata që na dëgjonin ngase për këtë edhe Komanova fliste! I thash se ashtë ka e shënjestrën ky raketash im por me ashtë vonuar pak dhe qeshem të dytë. Dy minuta pas kësaj bisede nisja armike nga Podi i Gështenjave granatoi  nisin tjetër gabimisht në Qaf bash aty ku na duhej neve në mes forcave serbe. Kumanova i kënaqur nga kjo! O te lumtë Komandant Sadiku bash ku duhet asht goditur. Un pash tymin dhe pluhurin me dylbi. Krejt do të i shkatërrojmë i thash të dy ne e dinim realitetin ishte një lloji në favorin tonë. Nga kjo granat u çrregulluan armiqtë dhe pushuan sulmet me datë 23 gushtë më herët se që pritej.

Me 24 gushtë ishin fuqizuar e pezmatuar armiqtë me të gjitha armët ja mësyn pozicioneve filluan të i shkatërrojnë lisat dhe rrafshoheshin kanalet (trenshet) ku ishin luftëtaret tanë. Guri që në mëngjesin e date 24 thërret me radio për ndihma shtesë un veç kisha percjellur një orë para një skuadër për të ja ruajtur shpinën dhe krahëmarrjen nga krahu i majtë prej Sopëve të Duhles dhe e sigurova se janë tash aty një skuadër me Nuredin Abazin dheNuhi Mustafen plus për çdo rast nevoje qëndresë dhe tërheqje kisha dërguar Kujtimin. Zaimin, Naimin e Zenun Krasniqin me një nivë (xhip) Pasi u siguruar nga krahu i majtë, ndërsa drejt e në pozicione ja dërgova 7 luftëtaret e ardhur nga kompania e tretë e Maqiteves me një xhip të shpluar, ndër ta ishte edhe Safet Kica. Pran shtabit në Budakov u ndal xhipi zbriti Safeti ja mori Automatikun nga dora Ukë Thaqit dhe ja la një pushkë dhjetëshe gjysme  të veten. U përpoqa që ta ndali për dy arsye ishte djalë shumë i rrëmbushem nuk do të kujdesej për veten e ti, ishte djalë i vetëm i rritur jetim (asreti) halla e kishte rritur. Si dhe ishin shtat luftëtaret në këmbë në nji gjip që mund të rrokulliseshin në rrugët e këqija deri në pozicionet e Lubocve të Grejqevcit përballë Grykes së Ceraleves. S’munda ta ndali me urdhër dhe vrapoi e nzuni në largim xhipin hipi te shokët filluan këngën ishte madhështore. Dikur ka ora 10 kur pritsha i bindur se u mobilizuam të gjithë maksimalisht dhe u fuqizuam në drejtim të betejës aq shumë sa kisha vëmendjen do te na sulmojnë në pikat tjera,sa që ma nuk mundja të i dobësoja duke hequr luftëtar për të dërguar atje. Më thërret Guri prapë pa kodeks pa parulla komandant përforcime se kem shumë rrezik! vetëm këtë fjalë i thash ERDHA kaq! Nuk kisha ma asnjë ushtar rreth vete as rezervë por e marr të vetmin Fadil Halitjahen dhe me xhipin tim në drejtim të Betejës. Kur dal përtej pabazit gjej një grup ushtaresh të strukur në pyll c’beni këtu i pyes Komandant u thye pika armiqtë kanë hyr në Greqevc than!!! I pyeta ku asht Guri?Ashtë tërhequr me thanë ,shpejt ju thash pas meje. Njëra kishte pak panik mos komandant rrugës se janë afër ja aty para nesh janë të Reshant ne tani ishim rrugës bashkë në këmbë duke hequr diku 7-8 luftëtar disa nën rrugë disa mbi rrugë un dhe Fadili rrugës. Kur dualem të Reshanet ska forca armike! Kërcet pushka e topi nga pozicionet tona. Tani i shifsha përball meje,po ashtu granatonin armiket fuqishëm. Në atë zhurmë e hallakam thirra me sa pata za oooo Zaim disa herë u përgjigj në kodër të Qadraktë pritem se erdha i thash dhe me vrap maksimal me nzan gryken ku ishin afër forcat armike mej depërtuar për lugu mbrapa shpine forcave tona kur zbritnim drejt armiqve nē distancë nja 70 metra vi ajrore ata pasi kishin municion te shumtë në mënyrë paushallë gjuanin në drejtimin ton sepse ne nuk dukeshim ngase ishte një pyll i vogël që na mbulonte me gjithë të mos dukeshim por nuk kishte lis për të na mbrojt pos të hollë e me gjethe për të mos u dukur. Mirëpo shumë afër ishim sa e kishim ne larg gryken aq edhe armiqtë.
Tani dështimi do te ishte për palën që hynte në gryk. Zaimi duke me than ndalu se na vranë të gjithëve sepse plumbat që binin rreth nesh e pas nesh jepnin përshtypjen se i kemi rreth e rrotull nesh armiqtë pasi ishin plumba dum dum,E kjo për ushtaret pa përvojë nuk e kuptonin m,po na gjejnë thoshin edhe nga mbrapa.
Në vrapim drejt armiqve, ma qetë këmbën Zaimi e unë rrotullohem nja tri katër metra pasi ishte pjerrtësi e theksuar. U ktheva i pashë mbrapa meje ishin shtrirë të gjithë pas meje pasi ishte pjerrtësi ne shpin të gjithë dhe qeshen me mua,un shava Zaimin dhe e kërcënova të vras i thash ! Qeshi dhe tha ma mirë ti vritem mua,se sa krejteve do te na vrasin shkijet. Atëherë e nzunem aty afër një qukë (Kodrin) dhe shtim disa rafalë drejtë armiqve, kjo ishte sa për të ju treguar se ne jemi këtu dhe për të ju treguar se e nzunem gryken. Ata atëherë filluan të tërhiqeshin.
Për ta siguruar Gurin se janë krismat tona trupat tan këtu në krah dhe e nzunem gryken. Ja thash në radio lidhje, në këtë rast mu përgjigj Mefaili pasi e sigurova se e morëm terrenin për sot jeni te sigurt. Ata kishin pas vështirësi shumë të mëdha sepse kanalet ju ishin rrafshuar nga granatimet dhe nuk mundnin te lëviznin njeri deri të tjetri nëpër kanal pasi i kishin shembur me granatimet e shumta nga tanket dhe minahedhësit e mëdhenj, kishin shkatërruar lisat për rreth pozicioneve Ishte vrarë Safet kica dhe Mehmet Lumi duke luftuar në këmbë nga se kanalet e mbushura me dhe. Hajriz Kabashi atë dit në shenj hakmarrje godet Pragen armike me zolë me shumë saktësi në një distancë në vij ajrore ma shumë se 300 metra dhe kallet e tëra.
Kurse me këmbësorin armike u luftuar deri në 30 metra afërsi sa që me bamba dore janë kthyer mbrapsht armiqtë me shumë të vrarë e të plagosur.
Ballë për ballë 2500 deri 3000 ushtar e paramilitare e milic armiq.Ndërsa nga ana jonë 170 deri 200 ushtar të pozicionuar në transhe bunkerë e strehimore të fortifikuara.

Nga pala jonë u plagosen me dhjetëra luftëtar, Në kohen kur ne mbërrimë në pozicionet e para, pasi që luginën e kishim siguruar, shof se vjen xhipi ne drejtim tonin me katër pesë ushtar anash para dhe pas.
Thërras o kapedan ç’kemi i thash?Tha asht i vrarë Safeti u ndalem. E nderuam me një minutë heshtje. Porosita Kapedanin! I thash ju ta dërgoni deri në shtab, në Budakov pastaj vendosim ne, a ta dërgojmë në Grejkoc apo e varrosim në Budakovë. U ndamë me ata dhe u afruam te pozicionet, aty mbi shtab, ishte mbrëmje gati errësohej. Në ketë kohë ishin ndalur granatimet. Shof nji grup ushtar të rrethuar rreth një batanije, të gjithë në heshtje. Më u rrotulluar zemra mos vallë Guri asht i shtrirë,o trima ju thash kënd e kem në batani me pak zë u përgjigj njeri Mehmet Lumin,pyeta ashtë keq a? Po vëlla na shkoj tha njeri me gjysem zëri. U ofrova e pash se s’kishte ma puls i thash dy tri fjalë për ti ngushëlluar e moralizuar ushtaret që të gjithë dukeshin të rraskapitur e të lodhur pa ngrenë e pa pi tani ishin tri dit betej, pa u ndërruar nga istikamet luftëtaret. I ngushëlluam dhe nderuam dëshmorin. Kërkova Gurin me than në shtab asht shkova atje dhe se gjeta aty pos tre katër ushtaret qe kishin përgatit diçka ushqim me ngrenë e që çdo te hante njeri. Erdhi Mefail Elshani thash ku është Kom. Guri tha po vjen po sa i përcoll një grup luftëtar me dërguar dëshmorin për Bllacë. Po sa kem të plagosur se di saktë por dy janë letë nga ushtaret e ardhur në përforcime. dhe mbi dhe janë plagosur, ndërsa ranë Safeti dhe Mehmeti tha, po këta i pashë thashë ngushëllime lavdi dëshmorëve. Kur erdhi Guri u Përqafuam komandant me tha me shpëtove ngase me përforcove me shumë ushtar por ma se shumti vet që erdhe e nuk i lëshuat me na marr krahun me na hyrë për luginë armiqtë. Përherë do të jemi bashkë o Guri i thash , por vërejta se ju kishin ftohur duart shumë e pa zakontë kjo, Guri ishte lodhur e mërzitur shumë. U shqetësova në gjendjen qe i pashë të gjithë luftëtaret.
U ndamë veç me Gurin dhe Mefailin biseduam për betejën për gjendjen e luftëtareve për pozicionet krejtësisht të zbuluara, për moralin e ushtrave. Guri troq ma tha nuk kemi ma municion edhe bombat e dorës i kanë harxhuar luftëtaret. Nuk do te mundemi me rezistuar duhet me u tërhequr. Thash o Guri sa ma letë që tërhiqemi aq ma larg na shtyn. Duhet të krijojmë bindjen të armiqtë se jemi të pa thyeshëm. Unë edhe dy sanduka me bomba do të ju a sjellë edhe tridhjetë predha të 500 -shes edhe tri mortaja. Dy sanduq fishek te gulinovit dhe fyshek tjer krejt sa mundem e sa kem në Budakovë. Po përforcime me luftëtarë pyeti?, po i thash edhe tridhjetë luftëtar dhe vet do te vij. E kështu po tha e mbajmë pozicionin.
E bëmë edhe planin e tërheqëses dhe pozicionet e dyta ku do të vendoseshim të reshanet dhe nën Topillë,kjo tërheqje do të ishte 1000 m në vij ajrore.
Mënyra e tërheqjes në momentin befasues për armikun kur nuk e pret , por edhe luftëtaret tan duke luftuar në mbrojtje tërheqje me luftë.
Kështu edhe ndodhi të nesërmen pas drekës. kur monicini u harxhuar mbet veç aq sa me mundur me u tërheq, në ndihmë për tërheqje kishin ardhur edhe njih grup luftëtar nga Shukri Buja.
Bardhi dhe Naimi këta i ngarkojnë në kombi armët e rënda me pak predha dhe ushtar të plagosur dhe fillojnë grupe tê tërhiqen luftëtarët nga pozicionet pa u vërejtur nga armiku e duke zanë pozicione të reja që me i pamundësuar ndjekjen nga armiku. Natën i hapem istikame të reja të reshanet dhe në rrafshnaltën nën Topillë,vija e zjarrit shtrihej të rëra e kaltër nën Papaz Mohlan Dardhisht Bukosh Buzhal Maqitevë e mbi Mushtisht. në anën tjetër Topillë Devetak si dhe me të nen-zonës së Nerodimes, nēn komandën e Shukri Bujes, Petrov Mallopolc Jezerc.

Do të përpiqem ma shumë për të sqaruar se Komandant Ismet Jasharit (Kumanova) nga ora 15 ditën e 24 gushtit nuk ja kem dëgjuar radion e tij edhe kur e kemi thirrur në radiolidhje s’kemi marr përgjigjeje. Luftimet janë zhvilluar edhe në at krah ka bajraku Javori Bllaca është luftuar gjithandej, luftëtarët e batallonit i komanduar nga Zenel Zekolli kqn rezistuar heroikisht, ata e kanë kuptuar se është i vrarë Kumanova me dy apo tre luftëtar me 25 gusht.
Kështu e mbajti fjalën kom. Kumanova se sa të jam unë gjallë thoshte s’mundet të hapet gryka e Carraleves nga armiqtë, ashtu edhe ndodhi. Tani në lapidarë figuron data e rënjes 25 gushti. Ne e kemi pas gjet në janar 1999 në varrezat e Shirokes ne një varr të përbashkët me tre të tjerë. Njësia Speciale e komanduar nga Xhafer Gashi duke ju bashkuar edhe Guri e kanë nxjerr në një acar të madh me bor shumë gjatë natës, pranë hundeve të forcave të milicisë serbe që ishin stacionuar në hotel bosi atëherë në Shirok që s’ishte ma larg se 200-300 mera nga varrezat e Shirokes. Komandant Kumanovën e njoha që nga Zvicra në LPK këshillë i Lozanes. Vjen nga një familje e njohur për patriotizëm e çështje kombëtare nga Orizare e Kumanovës.
Jasharajt e Komanoves, Jasharajt e Dedit të Medvegjes dhe Jasharajt e Prekazit, janë tri shtyllat e saxhajakut kombëtarë.
Pata fat dy beteja të jemi bashkë. Kumanova i pa zëvendësueshëm në fushëbeteja ishte i lindur luftëtarë. Humbja e madhe për UÇK-n rënia e Komandant Kumanoves. Ismet Jashari. Lavdi veprës dhe jetës të pa vdekshmit Hero. Lavdi e nderë luftëtareve çlirimtar të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …