Kryetari Haliti vizitoi punimet në rregullimin e sheshit në qytetin e Vitisë që do të bashkohet me parkun e qytetit

Në qytetin e Vitisë kanë filluar punimet në rregullimin e sheshit në qendër të Vitisë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar nga afër punimet që janë duke u zhvilluar. Kryetari Haliti bëri me dije se me rregullimin e këtij sheshi do të krijohet më shumë hapësirë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në qytetin e Vitisë. “Me rregullimin e këtij sheshi do të krijojmë më shumë hapësirë për lëvizje në qendër të qytetit pa mjete motorike. Pra me këtë projekt synohet që qendra e qytetit të Vitisë, të shndërrohet në hapësirë për lëvizje të lirë të këmbësorëve dhe çiklistëve duke zhvendosur parkingung që gjendet afër parkut dhe duke bllokuar komunikacionin për lëvizjen e mjeteve motorike. Gjithashtu ky shesh do të bashkohet me parkun “Nijazi Azemi” dhe do të shndërrohet në një hapësirë publike që do të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët tanë” u shpreh Kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …