Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim mbajti mbledhje të rregullt

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur mbledhje të rregullt. Gjatë këtij takimi është folur për gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë, konkretisht rreth menaxhimit të situatës. Në këtë takim u bë me dije se numri i të infektuarave aktiv me virusin pandemik COVID-19 është gjithsej 84 kurse nga ky virus në këtë komunë deri me tani kanë vdekur 24 persona. Ky komitet ju bënë thirrje qytetarëve vitias për zbatim të masave mbrojtëse me qëllim që të parandalohet përhapja e këtij virusi. Gjatë këtij takim është folur edhe për bashkëpunimin e Policisë dhe Inspekcionit në Viti për zbatimin e masave kundër përhapjes së virusit pandemik si dhe për implementimin e ligjit anti-covid. Gjithashtu sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në këtë komunë është shënuar dje vetëm një rast të ri me virusin COVID-19 dhe atë në fshatin Sllatinë e Epërme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …