Athina zyrtare akuzon Shqipërinë se nuk po zbaton një marrëveshje për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë, ku përmenden shqiptarët e Greqisë, arvanitasit, suliotët, Çamëria dhe trevat, apo toponimet shqiptare në Greqi.
Mospëlqimi është ngritur në Komisionin Europian nga eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogjannis, i cili thotë se në vitin 2018, të dyja shtetet kishin rënë dakord që të hiqnin nga librat e gjeografisë dhe të historisë referenca që lidhen me “territoret shqiptare në Greqi”, përfshirë këtu edhe ilustrimet, si harta, foto e të tjera. “Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen” gabimisht mbi të kaluarën, thotë eurodeputeti grek. Autoritet e BE-së, nuk kërkojnë që Greqia të heqë dorë nga projekti për ta pushtuar, sikur e quajnë ata Veriun e Epirit, qoftë edhe pa grekë, sepse Athina zyrtare pretendon se në kohën e Bizantit ishte territor grek. Deputeti grek i kërkon Komisionit që të ndërmarrë hapa të nevojshme për t’u siguruar që Shqipëria të përmbushë zotimet e saj dhe të heqë nga librat, sipas tij, me tendenca irredentiste, kundrejt një vendi anëtar të Bashkimit Europian.
Pasi grekët i kanë shfarosur çamët dhe i kanë asimiluar miliona arvanitas, pasi kanë pushtuar dhjetëra mijëra kilometra katrorë toka shqiptare, së fundi edhe 12 milje det në tërë kufirin detar me Shqipërinë, Greqia për hir të së ardhmes më të sigurt kërkon që shqiptarët të heqin dorë edhe nga kujtesa se ka pasur ndonjëherë shqiptarë në Greqi.
Qeveria shqiptare në Tiranë ka të tjera punë. Ka luftën e pandërprerë politike për ta ndarë Shqipërinë edhe nga brenda në feude, në jug ku fitojë socialistët, në veri PD-istët, në Shqipërinë e mesme ku sundon Ilir Meta ashtu si dikur kishte bërë Esad Toptani. Në një gjendje të tillë, e vetmja gjë që mund të ruajnë shqiptarët, është kufiri aktual me Greqinë, meqë Athina zyrtare edhe ashtu i ka realizuar qëllimet ekspansioniste mbi tokat shqiptare dhe tani pretendon t i detyrojë shqiptarët ta ndryshojnë edhe historinë e tyre, edhe kujtesën e tyre kombëtare. Kjo është strategjia të cilën e ka vendosur në Tiranë, qysh prej 30 vitesh miku më i madh i Ilir Metës dhe i Sali Berishës, prifti satana grek, Janullatos, qytetari i nderit të Shqipërisë, medalje që ia ka thënë, Ilir Meta në emër të Presidencës së cilën e përfaqëson si kryetar i opozitës, me Lulin e Monikën në krye.
Është mirë që grekët nuk kanë dëgjuar se ne këtej nga Drenica, Gjilani e Diaspora e kemi shpallur Pavarësinë e Çamërisë, madje kemi edhe Qeverinë me krejt kabinetin. Po ashtu sharlatanët tanë kanë vërtetuar “shkencërisht” se nuk kemi më origjinë ilire e dardane, sepse ato paskëshin qenë teza të Shqipërisë së kohës së Enver Hoxhës, por paskemi origjinë pellazge, që është mbi atë greke, dhe ata, grekët pra, i paskemi pjellë ne gjatë kohëve të moçme. Ne shqiptarët kënaqeni me improvizimet, grekët e mençur investojnë në të ardhmen, duke kërkuar nga shqiptarët ta mësojnë ndryshe historinë e gjeografinë, sa për shkrime, publikime, qeveri të improvizuara greku nuk e luan as qimen, sepse e ka mësuar që moti se ne jemi trima me fjalë, ndërsa në 100 vjet njëherë lind një Avni Rrustem, një Enver Hoxhë, pastaj një Adem Jashar. Dhe tani është mes-koha kur nuk nxjerrim trima, sepse tani hamë “senduiq e hamburgera” dhe shkojmë duke i parë si përdridhen krerët e BE-së, duke bërë përpjekje të na bidnim të kthehemi sërish nën Serbi.
Në kohën e Enver Hoxhës, Greqia e përkrahur nga CIA nga Italia, Anglia e Jugosllavia kryente akte të pandërprera diversante kundër Shqipërisë, por të gjithë ktheheshim ose me plagë e varrë, duke u zvarritur nga prapa, ose me tabute. Asokohe Greqia nuk kërkonte t’ i ndërronin tekstet e historisë, por tani pas 30 vjet të demokracisë së Sali Berishës, Fatos Nanos e Edi Ramës, ajo ka arritur më shumë, sesa edhe në kohën e Bizantit dhe të Napoelon Zervës.
Greqia ka ngritur mijëra monumente për ushtarët grekë, të cilët në vitin 1941 kishin pushtuar Jugun e Shqipërisë, dhe kishin lënë kokat në luftë me Italinë dhe forcat e Qeverisë shqiptare, pro italiane.
Greqia përmes Janullatosit, kumbarës së shtëpisë së Sali Berishës e Ilir Metës ka çkrishëruar Kishën autoqefale Shqiptare të Fan Nolit, ka greqizuar pamjen e kishave autonome shqiptare të kohës së Bizantit, duke i ndërtuar sipas stilit të sotëm grek, ka greqizuar të krishterët shqiptarë, një pjesë e madhe e të cilëve më shumë e duan Greqinë sesa Shqipërinë.
Greqia ua ka ndërruar emrat dhe i ka greqizuar qindra mijëra shqiptarë, që kanë shkruar atje si skllevër për të kërkuar punë, sepse ankoheshin se nuk paskëshin pasur të hanë as bukë thatë në kohën e Ever Hoxhës, pasi për një vit të tërë e kishin djegur e rrënuar krejt atë që ishte ngritur me mund e djersë për 45 vjet të kohës së socializmit.
Këto pretendime antishqiptare greke, nuk i konteston BE-ja dhe asnjë nga eurodeputetët, madje as edhe ndonjë shqiptar apo shqipfolës në mesin e tyre.
Grekët kanë bërë dhe po bëjnë punë sepse e kanë prapa BE-në, ne bëjmë llafe, shpallim shtete, arvanitasve u ka mbetur vetëm kënga, suliotët nuk janë më, madje iu vjen rëndë kur një grek, një njeri i drejtë dhe trim sikur ishte Manolis Glezos, deputeti i përjetshëm në Kuvendin e Greqisë, tani i ndjerë, u kishte kujtuar origjinën e tyre, me emër e mbiemër.
Por kur është fjala për Turqinë, greku ulë veshët, i ankohet Francës, e cila përnjëherë dërgon një pjesë të flotës bashkë me kërcënimin e BE- por ja që turku, Erdogan ka qëlluar kokëfortë dhe nuk i bindet Greqisë, as BE-së, sepse ka fuqi, por edhe gatishmëri për të ruajtur atë që e ruan çdo shtet, që jo vetëm i thotë vetës si i tillë, por vepron si shtet, ashtu sikur kishte vepruar Enver Hoxha në kohën e tij kundër Greqisë e Jugosllavisë, që kërkonin ta ndanin përgjysmë madje edhe atë pak Shqipëri, që e kishin lejuar evropianët, si një provincë të sajën.
Në një fjalim të tij drejtuar pretendimeve greke mbi kontrollin e kufirit detar, kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Athinën zyrtare se Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Detin Mesdhe, në Egje dhe në Detin e Zi. “Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend, të cilit do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë të shkelin të tjerët mbi ato që na takojnë neve. Ata që nuk janë të denjë, as për trashëgiminë e Bizantit dhe kryejnë padrejtësi duke marrë pas tyre evropianët, është e qartë se nuk kanë marrë mësime nga historia. I ftojmë bashkëbiseduesit tanë që të rregullojnë veten dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do të shkaktojnë shkatërrimin e tyre, u shpreh Erdogan, raporton agjencia e lajme, Anodolu.
Këtë kërcënim të Turqisë drejtuar shtetit grek e dënojnë disa gazeta-nxirës shqip-folës dhe shqip-shkrues të Kosovës, nipat e andartëve grekë, ithtarët dhe pjella satanike e Janullatosit në Shqipëri, të cilët më shumë e urrejnë dhe e luftojnë me fjalë, Erdoganin e Turqinë sesa Sheshelin, Vuçiqin apo krerët antishqiptarë të Greqisë.