leoni

Ministri Krasniqi: E ndaluam e importin e vajit të palmës pas kërkesave të shumta nga prodhuesit vendorë të qumështitështetje të pa rezervë për gratë ndërmarrëse

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi premton mbështetje të pa rezervë për gratë ndërmarrëse

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në një takim njoftues përfaqësueset e organizatës EcoKosWomen nga Prishtina, të kryesuar nga drejtoresha Magbule Hyseni. Në takim u diskutua për planet e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe kësaj organizate për vitin 2020-2021 në mbështetje të grave ndërmarrëse të Kosovës. Ministri Krasniqi i njoftoi përfaqësueset e kësaj organizate se në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të hartuar nga Qeveria e Kosovës, është paraparë ndarja e 400 mijë eurove si mbështetje për gratë ndërmarrëse. Gjithashtu, ministri Krasniqi theksoi se mbështetja e grave ndërmarrëse do të kategorizohet në tri nivele varësisht nga numri i punëtorëve, që ato kanë të punësuar apo do të punësojnë në të ardhmen. Në takim u diskutua edhe kërkesa e organizatës EcoKosWomen për ulje të TVSH-së në mjete higjienike të dedikuara për gratë. Lidhur me këtë, ministri Krasniqi iu sugjeroi që këtë çështje ta adresojnë në Ministrinë e Financave, Zyrën e Kryeministrit dhe në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …