Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj dhe homologia kosovare, Meliza Haradinaj Stublla, u kërkojnë shqiptarëve të Malit të Zi që të mbështesin Listën Shqiptare në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diele. Sipas Cakajt, këto zgjedhje nuk janë aspak të zakonshme, duke i cilësuar jetike për ruajtjen e frymës Euro-Atlantike dhe forcimin e faktorit shqiptar në Mal të Zi. Ndër të tjera, ai theksoi se është e rëndësishmë që fitues të zgjedhjeve të jenë forcat properëndimore. Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …